E mërkurë, 4 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthim me tritol në Lezhë, zbardhen detajet e para
Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, zbardhen detajet e para

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Lezhës në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure. Objektiv i sulmit dyshohet se ka qenë një automjet tip “Benz”, në të cilin është vendosur një sasi lënde plasëse.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:50, në një ambient parkimi të mbyllur, pranë zonës së njohur si “Mileniumi”. Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi ka ndodhur në automjetin që rezulton në pronësi të shtetasit me inicialet A. N.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk ka të dhëna të plota mbi dëmet materiale të shkaktuara në automjet apo në ambientet përreth.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Për momentin, mbeten të paqarta rrethanat e vendosjes së lëndës plasëse, autorët e mundshëm dhe motivet që mund të fshihen pas këtij shpërthimi. Hetimet pritet të hedhin dritë mbi dinamikën e ngjarjes dhe nëse automjeti ka qenë objektiv i një sulmi të qëllimshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.