Vendosni fjalën kyçe....

Durrës/ Aksident me pasojë vdekjen e një 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja



Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 04:30 në lagjen nr. 13 në Durrës. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë, ka humbur jetën pasagjeri, 48 vjeç. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, 39 vjeç, është larguar nga vendngjarja.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, lagja Nr.13, Durrës, shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit.