• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Kryesoret

Trump u kërkoi amerikanëve të votonin sikur ai të ishte në fletën e votimit. Ata e dëgjuan!

by A R
04/11/2026 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Thoma Gëllçi

Donald Trump u kërkoi amerikanëve që në zgjedhjet e mesmandatit të votonin sikur emri i tij të ishte në fletën e votimit. Ai besonte se popullariteti i tij do t’u siguronte republikanëve një fitore të madhe. E përsëriti këtë kërkesë gjatë fushatës dhe e ktheu garën për Kongresin në një provë të mbështetjes për të.

Amerikanët e dëgjuan. Më 3 nëntor, miliona votues shkuan në qendrat e votimit duke menduar për Trumpin. Dhe ata votuan ashtu si atij nuk ia priste mendja. Kjo tregoi se sa larg ishte ai nga mendimi i popullit amerikan për të.

Rezultatet, të cilat deri në momentet që po shkruajmë ende nuk janë të gjitha përfundimtare, flasin për një humbje të rëndësishme për republikanët. Demokratët fituan gara të vështira, përfshirë disa në shtete ku Trump kishte pasur mbështetje të fortë në vitin 2024. Demokratët fituan kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, bile shumë më thellë sesa kishin qenë edhe sondazhet më optimiste. Pakënaqësia ndaj presidentit ndikoi në shumë prej këtyre rezultateve.

Shkaqet e ketij rezultati janë disa. Ekonomia zë vendin kryesor. Por ndikuan edhe mënyra e qeverisjes, konfliktet me institucionet, politika e jashtme dhe sjellja personale e presidentit.

Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë duke premtuar ulje çmimesh, vende pune dhe përmirësim të shpejtë të jetesës. Dy vjet më vonë, një pjesë e amerikanëve nuk shohin ndryshimin që prisnin. Ushqimet kushtojnë shtrenjtë, qiratë janë të larta dhe sigurimet shëndetësore rëndojnë mbi buxhetet familjare.

Presidenti flet për investimet dhe sukseset ekonomike. Qytetarët bëjnë një llogari më të thjeshtë: sa marrin, sa paguajnë dhe sa u mbetet në xhep në fund të muajit.

Politika e tarifave tregtare shtoi pakënaqësinë. Trump argumentoi se ato do të mbronin industrinë amerikane, por tarifat rritën kostot e shumë bizneseve dhe konsumatorëve. Edhe lufta me Iranin solli pasiguri dhe ndikoi në çmimet e energjisë.

Sondazhet në dalje të qendrave të votimit treguan se kostoja e jetesës ishte shqetësimi kryesor i amerikanëve. Një pjesë e madhe mendon se politikat e Trumpit e kishin përkeqësuar gjendjen ekonomike.

Por vota kundër republikanëve nuk ishte vetëm ekonomike. Ajo shprehu edhe pakënaqësi me mënyrën se si Trump ushtron pushtetin.

Mandati i tij i dytë u shoqërua me përplasje me gjykatat, institucionet federale dhe autoritetet e shteteve. Presidenti përdori gjerësisht urdhrat ekzekutivë dhe kërkoi më shumë kontroll mbi administratën. Disa vendime u kundërshtuan në gjykata për shkak të dyshimeve mbi kushtetutshmërinë e tyre.

Trump i ka paraqitur këto kundërshtime si përpjekje për të penguar programin e tij politik. Sulmet ndaj gjykatësve, gazetarëve dhe kundërshtarëve u bënë pjesë e komunikimit të tij të përditshëm. Arroganca, fyerjet dhe tallja me kritikët i mobilizuan mbështetësit më besnikë, por larguan një pjesë të votuesve të pavarur.

Edhe aktivitetet e biznesit të familjes Trump dhe akuzat për konflikte interesi ngritën shqetësime mbi ndarjen midis pushtetit politik dhe përfitimeve private.

Administrata i kundërshtoi shumë prej këtyre akuzave, por debatet vazhduan gjatë fushatës.

Për ne shqiptarët nuk është e huaj kjo mënyrë qeverisëse. Ne e dimë që udhëheqësit autoritaristë përdorin argumente të ngjashme për të justifikuar kontrollin mbi institucionet, presionin ndaj mediave dhe sulmet kundër kritikëve.

Në disa prej këtyre vendeve, shumicat parlamentare miratojnë pothuajse çdo vendim të qeverisë. Institucionet e pavarura dobësohen, ndërsa kundërshtimi ndaj kryeministrit paraqitet si kundërshtim ndaj interesave të vendit. Fitoret e njëpasnjëshme zgjedhore përdoren si argument për të justifikuar përqendrimin e pushtetit.

Megjithatë, rezultati amerikan nuk mund të shpjegohet vetëm me shqetësimet për demokracinë. Analizat e mediave treguan dobësim të mbështetjes republikane te votuesit e rinj, një pjesë e elektoratit hispanik dhe votuesit e pavarur. Këto grupe kishin ndihmuar Trumpin të fitonte në vitin 2024, por nuk ishin të gatshme të mbështesnin pa kushte politikat e tij.

Demokratët përfituan nga kjo pakënaqësi. Ata e përqendruan fushatën te kostoja e jetesës, sigurimet shëndetësore dhe kontrolli mbi presidentin. Por vota kundër republikanëve nuk përbën automatikisht mbështetje për të gjithë programin demokrat. Partia Demokratike vazhdon të ketë probleme besueshmërie.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të ndikojë në dy vitet e mbetura të presidencës Trump. Një Kongres i kontrolluar nga demokratët do të rrisë mbikëqyrjen ndaj administratës, të hetojë konfliktet e interesit dhe të kufizojë disa nisma legjislative të presidentit. Kjo mund të sjellë negociata dhe përplasje të reja politike. Një nga temat që është diskutuar dhe që ka qenë pjesë e fjalimeve të fushatës janë edhe interesat financiare dhe të biznesit në Shqipëri dhe sidomos problematikat që lidhen me ngjarjet e Zvërnecit dhe Sazanit, ku është përfshirë direkt vajza dhe dhëndri i presidentit Trump. Shumë demokratë të fuqishëm kanë thënë që të gjitha këto do të jenë objekt i komisioneve hetimore të Kongresit.

Mesazhi kryesor i zgjedhjeve është më i thjeshtë:

Trump u kërkoi që ta konsideronin veten e tij në fletën e votimit. Amerikanët e morën parasysh.

Disa votuan kundër arrogancës, konflikteve me institucionet dhe përqendrimit të pushtetit. Të tjerë kundër politikave tregtare dhe vendimeve të jashtme. Shumë votuan sepse premtimet për një jetë më të mirë nuk ishin realizuar.

Trump donte që zgjedhjet të ishin një vlerësim për të. Amerikanët e bënë këtë vlerësim. Por, mbi të gjitha, ata votuan duke parë faturën e ushqimeve, qiranë dhe sa para u mbeteshin në xhep në fund të muajit.

Kjo, më shumë se çdo arsye tjetër, shpjegon rezultatin.

Next Post
Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

November 4, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Trump u kërkoi amerikanëve të votonin sikur ai të ishte në fletën e votimit. Ata e dëgjuan!

November 4, 2026
Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini

Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini

November 4, 2026
Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëngët

Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëngët

November 4, 2026
Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill

Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

November 4, 2026
Demokratët në Merilend synojnë të ndryshojnë hartën zgjedhore për të marrë një tjetër vend në Kongres

Demokratët në Merilend synojnë të ndryshojnë hartën zgjedhore për të marrë një tjetër vend në Kongres

November 4, 2026
Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

November 4, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

November 4, 2026
Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

November 4, 2026
Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In