Marotta: Në grup nuk kemi asnjë mollë të kalbur, ja çfarë them për Icardin dhe sulmuesin e pestë

4 Nëntor 2026
8:04
Alfred Lleshi
back button

“Me Chivu komunikojmë çdo ditë dhe në grup nuk ka asnjë mollë të kalbur…” Pas disa ditëve të vështira, pas humbjes në derbi, presidenti i Interit, Beppe Marotta, largoi çdo dyshim mbi skuadrën dhe profesionalizmin e Lautaros me shokë.

“Sa iu përket rinovimeve, nuk jemi në ankth. I vetmi lojtar që ka kontratën drejt përfundimit në qershor është Calhanoglu dhe marrëdhënia jonë me të është shumë e mirë. Dimarco e ka të sigurt qëndrimin deri në vitin 2028, pasi aktivizuam me marrëveshje klauzolën e zgjatjes. Gjatë këtij viti do të rinovojë sërish me Interin. Ai dëshiron të qëndrojë dhe ne duam ta mbajmë”.

Në fund, Marotta foli edhe për sulmin dhe mundësinë e rikthimit të Mauro Icardit: “Icardi? Ai nuk na është ofruar kurrë. Mauro i ka dhënë shumë Interit, por nuk bën pjesë në planet tona. E njëjta gjë vlen edhe për afrimin e një sulmuesi në janar. Nuk kemi problem me golat. Chivu është një trajner modern, që di të nxjerrë më të mirën nga të gjithë lojtarët që ka në dispozicion”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit