INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Beniada Nishani nuk fshihet më, publikon FOTO romantike me partnerin e saj: Është i duhuri…

Beniada Nishani nuk fshihet më, publikon FOTO romantike me partnerin e saj: Është i duhuri…

Publikuar më: 12:22 03-11-2026

Beniada Nishani ka ndarë për herë të parë një fotografi ku shfaqet me partnerin e saj, duke zbuluar një moment nga jeta e tyre private. Në imazhin e publikuar në “Instastory”, modelja shihet pranë partnerit në dhomën e gjumit. Ai shfaqet pa bluzë, ndërsa Beniada qëndron pranë tij, në një moment që duket se lidhet me fotografitë që kanë realizuar së bashku.

Krahas fotos, ajo ka ndarë edhe një mesazh me humor për partnerin, duke zbuluar një nga gjërat që vlerëson tek ai.

“Është i duhuri kur të bën të gjitha fotot që do dhe nuk ankohet kurrë”, shkruan Beniada.

Modelja ka zgjedhur ta mbajë lidhjen larg ekspozimit të tepërt publik. Megjithatë, më herët këtë vit ajo kishte treguar se ishte në një lidhje me një italian, të cilin e njihte prej vitesh. Asokohe, Beniada u shpreh se ndihej shumë e lumtur, por preferonte ta ruante privatësinë e marrëdhënies.

\"bnn.webp\"