Në Shtetet e Bashkuara ka nisur mbyllja graduale e qendrave të votimit për zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit për dy vitet e ardhshme. Për shkak të zonave të ndryshme kohore, procesi do të vijojë gjatë gjithë natës, ndërsa rezultatet e para do të publikohen pas nisjes së numërimit.

Më poshtë janë oraret e mbylljes së qendrave të votimit, sipas orës shqiptare, për të mërkurën, 4 nëntor:

  • 00:00 – Shumica e qendrave të para në Indiana dhe Kentaki.

  • 01:00 – Qendrat e para në Florida, pjesa tjetër e Indianës dhe Kentakit, si dhe Xhorxhia, Karolina e Jugut dhe Virxhinia.

  • 01:30 – Karolina e Veriut, Ohajo, Virxhinia Perëndimore dhe disa qendra të tjera në Florida e Nju Hempshajër.

  • 02:00 – Alabama, Konektikati, Delaueri, Ilinoisi, Meini, Merilendi, Masaçusetsi, Misisipi, Misuri, Nju Hempshajëri, Nju Xhersi, Oklahoma, Pensilvania, Rod Ajlendi, Tenesi dhe Uashingtoni, si dhe qendrat e fundit në Florida dhe Nju Hempshajër.

  • 02:30 – Arkansasi.

  • 03:00 – Arizona, Kolorado, Ajova, Kansasi, Luiziana, Miçigani, Minesota, Nebraska, Nju Meksiko, Nju Jorku, Dakota e Veriut, Dakota e Jugut, Teksasi, Uiskonsini dhe Uajomingu.

  • 04:00 – Montana, Nevada dhe Juta.

  • 05:00 – Kalifornia, Ajdaho, Oregoni dhe shteti i Uashingtonit.

  • 06:00 – Havai.

  • 07:00 – Alaska.


Lajmi kryesor:

Amerika vendos! Demokratët në avantazh për Kongresin dhe Senatin, fitojnë në bastione kyçe të republikanëve! Trump: Gati të përdor kompetenca të jashtëzakonshme nëse ata fitojnë kontrollin!