• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Paketa fiskale/ Adilardi: Kompanitë italiane rrezikojnë të largohen nga Shqipëria, TVSH-ja nuk ul çmimet

by Lajm Lajm
November 3, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Paketa fiskale/ Adilardi: Kompanitë italiane rrezikojnë të largohen nga Shqipëria, TVSH-ja nuk ul çmimet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

 

 

Paketa fiskale dhe ndryshimet e shpeshta të taksave rrezikojnë klimën e biznesit dhe investimet e huaja në Shqipëri.

 

Në një intervistë për Syri TV, Massimiliano Adilardi, kreu i “Fratelli d’Italia” në Tiranë, ekspert financash dhe investitor, paralajmëron se mungesa e stabilitetit fiskal mund t’i shtyjë kompanitë italiane të zhvendosin investimet drejt Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit.

 

Adilardi kritikon qeverinë Rama për mungesën e konsultimit me sipërmarrjen dhe kundërshton rritjen e TVSH-së standarde nga 20% në 21%, duke paralajmëruar se kjo masë mund të nxisë më tej inflacionin dhe të rëndojë konsumatorët shqiptarë.

 

Ai vë në pikëpyetje edhe uljen e TVSH-së për produktet ushqimore në 6%, duke theksuar se kjo nuk garanton uljen e çmimeve në treg.

 

Sipas tij, në vend të kësaj mase, qeveria duhet të krijojë një shportë me produkte bazë dhe çmime të fiksuara, në mënyrë që lehtësimi të mbërrijë realisht te qytetarët.

 

“Atëherë, le të bëjmë një hyrje ose të themi një parashtrim të përgjithshëm. Ndodhemi në një kontekst ndërkombëtar shumë të vështirë, kështu që sigurisht nga njëra anë është popullsia, dhe këtë e shohim edhe në Itali, që vuan gjithmonë sepse është duke vuajtur. Por nga ana tjetër kemi një qeveri, qoftë shqiptare, qoftë italiane, po e kemi parë në shumë pjesë të Evropës, në vende që duhet të marrin përsipër përgjegjësi.

 

Por edhe duhet t’i marrë këto me një vizion të caktuar dhe ekuilibër. Sipas nesh, edhe si Confindustria, jemi ballafaquar tashmë dhe këto zgjedhje nga ana e qeverisë që duhet të konfirmohen nga parlamenti, të miratohen, sipas nesh nuk po shkojnë në drejtimin e duhur. Kemi vlerësuar faktin që është mbajtur fikse, e palëvizur, për shembull përqindja për tatimin për dividentin. Këto masa që po merren, mendoj që nuk jemi të bindur për një sërë faktorësh.

 

Pikërisht sepse në këto momente, sipas nesh, është e rëndësishme t’i japim një qëndrueshmëri, stabilitet, dhe jo të bëjmë rritje diskriminuese ose të forta, të cilat mund të shkaktojnë më pas një sërë reagimesh. Dhe në disa raste, me këtë paketë fiskale nuk do të sillnin as ato avantazhet që njerëzit presin. Të paktën ky është mendimi ynë. Sipas nesh, ideja jonë është ajo që të propozojmë një tryezë, me ekspertët e ministrisë, dhe të propozojmë disa zgjidhje të tjera të cilat mund të jenë sigurisht më të leverdisshme. Sidomos, jo vetëm për ndërmarrjet, por edhe për popullin shqiptar, sepse çështja duhet parë në kompleks, pra si vend, si Shqipëri.

 

Do të doja të shtoja edhe këtë gjë, që duhet marrë parasysh edhe situata e vendeve të tjera ballkanike. Kur bëhet një paketë e tillë, duhet edhe të krahasohemi me vendet e tjera, për shembull Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut. Jo vetëm, por edhe Greqia.

 

Sepse vendet e tjera kanë qoftë ato përqindjet më të ulëta fiskale, por edhe kanë një stabilitet, një qëndrueshmëri. Pra, këto përqindje nuk ndryshojnë nga viti në vit ose me shumë shpejtësi. Ndërsa në Shqipëri nuk ndodh kështu, kemi një ndryshim të shpejtë të tyre. Kjo nga pikëpamja e sipërmarrësve, zëmë po flasim për italianët, ku po ulet fuqia e euros, ose prania e punonjësve të gjuhës italiane në Shqipëri, sepse të rinjtë shqiptarë flasin kryesisht anglisht, krijon vështirësi.

 

Në qoftë se ne pastaj do prekim edhe aspektin fiskal tatimor në këtë mënyrë jo të kujdesshme, atëherë do të kemi një sërë faktorësh të cilët do të bëjnë që kompanitë italiane, në vend që të investojnë në Shqipëri, do të shkojnë të investojnë në Kosovë, ose në vende të tjera. Kështu që kur bëhet një paketë fiskale, gjëja e rëndësishme është që të bashkëndahen këto zgjedhje më përpara me shoqatat e kategorive. Të verifikohen, sepse mund të gjenden me lehtësi zgjidhje të tjera përmirësuese për të gjithë. Pra, mos të shkatërrojnë, mos të prishin bizneset.

 

Kjo do të kishte qenë gjëja më e mirë. Edhe sepse, unë mbaj mend që qeveria na premtoi një stabilitet nga kjo pikëpamje. Nga momenti që ti ndryshon, dhe ne e kuptojmë arsyen e ndryshimeve, sepse ndodhemi në një moment ku ka vështirësi të mëdha, ka luftëra, mund të kuptojmë ndryshimin dhe nevojën për t’u përshtatur. Por pikërisht sepse na ishte premtuar një stabilitet i tillë, duhej diskutuar më përpara me qetësi, dhe të gjendeshin zgjidhje më të mira.

 

Le t’i thellojmë që t’i kuptojmë më mirë. Sigurisht që e prishin për botën e sipërmarrjeve. Por nuk arrijnë as në disa raste objektivin e duhur. Flasim për shembull, për uljen e TVSH-së mbi disa artikuj ushqimorë. A jemi vërtet të sigurt që ky pakësim do jetë vërtet në përfitim të popullsisë? Unë do të kisha zgjedhur ndryshe, për shembull, një shportë me çmime të bllokuara. Jo me TVSH nga 22 në 6, por do kisha bërë një shportë me produkte me çmim të fiks. Këtu nuk kemi pastaj çështjen e inflacionit dhe gjithë kostove të zinxhirit. Kjo ngjarje nuk na garanton, sepse kemi një treg të lirë. Në qoftë se unë si prodhues shtoj çmimin e mallit duke e mbajtur TVSH-në në 6 përqind, në fund të fundit konsumatorit nuk i vjen asnjë përfitim. Një tjetër vërejtje është mbi rritjen e TVSH-së. Në qoftë se shkon nga 20 në 21, jemi në një periudhë të rritjes së inflacionit, kështu që efektet janë negative sepse ndihmon rritjen e inflacionit.”- deklaron ai.

Tags: paketa fiskale Rritja e cmimeve tvsh
Previous Post

“I ftoj të bashkohemi që nesër”/ Berisha hap derën për Lapajn, Shehajn dhe Qorin

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Paketa fiskale/ Adilardi: Kompanitë italiane rrezikojnë të largohen nga Shqipëria, TVSH-ja nuk ul çmimet

Paketa fiskale/ Adilardi: Kompanitë italiane rrezikojnë të largohen nga Shqipëria, TVSH-ja nuk ul çmimet

November 3, 2026
“I ftoj të bashkohemi që nesër”/ Berisha hap derën për Lapajn, Shehajn dhe Qorin

“I ftoj të bashkohemi që nesër”/ Berisha hap derën për Lapajn, Shehajn dhe Qorin

November 3, 2026
53-vjeçari sulmohet nga ariu në Bulqizë dhe ndërron jetë

53-vjeçari sulmohet nga ariu në Bulqizë dhe ndërron jetë

November 3, 2026
“Nuk ishte lajthitje”/ Artan Hoxha: Veliaj e ka bërë zyrtare në gjykatë akuzën ndaj Ramës

“Nuk ishte lajthitje”/ Artan Hoxha: Veliaj e ka bërë zyrtare në gjykatë akuzën ndaj Ramës

November 3, 2026
INCA ndot Lezhën prej 6 vitesh, banorët vijojnë të vuajnë pasojat

INCA ndot Lezhën prej 6 vitesh, banorët vijojnë të vuajnë pasojat

November 3, 2026
“Do ta vrasim Trumpin”/ Irani kërcënon presidentin amerikan, ekspozon posterin gjigant në zemër të Teheranit

“Do ta vrasim Trumpin”/ Irani kërcënon presidentin amerikan, ekspozon posterin gjigant në zemër të Teheranit

November 3, 2026
“Veliaj e Rama, të dy në luftë”, Marjana Koçeku: Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

“Veliaj e Rama, të dy në luftë”, Marjana Koçeku: Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

November 3, 2026
Studentët vijojnë protestën në Tiranë

Studentët vijojnë protestën në Tiranë

November 3, 2026
21-vjeçari shqiptar vrau nënën dhe u vetëdorëzua në polici/ Të afërmit: E rriti e vetme

21-vjeçari shqiptar vrau nënën dhe u vetëdorëzua në polici/ Të afërmit: E rriti e vetme

November 3, 2026
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull, ndodhet jashtë rrezikut

Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull, ndodhet jashtë rrezikut

November 3, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar (Foto-Emri)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL