E martë, 3 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Klik Expo Group 32: Shqipëria në qendër të vëmendjes së investitorëve, Concord Group prezanton dy projekte strategjike

Pallati i Kongreseve u kthye në një pikë takimi për biznesin vendas dhe ndërkombëtar me çeljen e edicionit të 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Expo Group, i cili do të zgjasë për tri ditë, 3-6 nëntor 2026.

Me mbi 300 kompani ekspozuese, më shumë se 65% e të cilave të huaja, panairi konfirmon edhe një herë rolin e tij si një platformë e rëndësishme për promovimin e potencialit ekonomik të Shqipërisë, krijimin e partneriteteve dhe tërheqjen e investimeve.

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit ekonomik dhe tregtar në vend, duke shërbyer prej më shumë se tri dekadash si një urë lidhëse mes tregut shqiptar dhe atij ndërkombëtar.

Përfaqësues të institucioneve shtetërore, sipërmarrës, shoqata biznesi dhe investitorë nga vende të ndryshme janë pjesë e këtij edicioni, i cili ndërthur sektorë strategjikë si energjia, infrastruktura, ndërtimi, teknologjia, turizmi dhe bujqësia. Përmes platformave të specializuara TIF Power, TIF Tech, TIF Explore dhe TIF Agro, aktiviteti krijon hapësira konkrete për shkëmbim përvojash, prezantim të risive dhe zhvillim të mundësive të reja të bashkëpunimit.

Reklamë

Në fjalimet e tyre, ministrat e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, dhe i Bujqësisë, Andis Salla, evidentuan potencialin e sektorëve përkatës, duke vënë theksin te projektet e reja infrastrukturore, zhvillimi i kapaciteteve energjetike, modernizimi i bujqësisë dhe perspektiva që ofron integrimi europian.

Mes kompanive pjesëmarrëse, vëmendje të veçantë tërhoqi edhe Concord Group, grupi lider i investimeve në Shqipëri, me një përvojë 35-vjeçare në sektorët kyç të ekonomisë. Me një prani të konsoliduar në treg dhe një portofol që shtrihet në disa fusha zhvillimi, grupi prezanton dy projekte që përfaqësojnë dy dimensione të rëndësishme të investimeve në vend: turizmin bregdetar dhe zhvillimin urban.

Marina Orikum është projekti ambicioz që synon ta pozicionojë Rivierën Shqiptare në hartën ndërkombëtare të turizmit detar. E konceptuar si një destinacion i integruar buzë detit, ajo ndërthur marinën moderne, rezidencat dhe vilat private, një hotel me pesë yje nën menaxhimin e një marke prestigjioze ndërkombëtare, klubin e jahteve dhe hapësira dedikuar argëtimit e mirëqenies. Me projektimin arkitekturor të arkitektit austriak Chris Precht, Marina Orikum synon të krijojë një standard të ri të jetesës dhe mikpritjes mesdhetare.

Ndërkohë, Tirana Central Park përfaqëson vizionin e Concord Group për zhvillimin urban bashkëkohor. I shtrirë në mbi 36 mijë metra katrorë, projekti mixed-use ndërthur rezidencat moderne, hapësirat tregtare, zyrat, hotelerinë dhe shërbimet, duke i organizuar rreth hapësirave të gjelbra dhe zonave komunitare. Pozicionimi strategjik dhe koncepti që integron banimin, punën dhe kohën e lirë e bëjnë projektin një pjesë të rëndësishme të zhvillimit urban të kryeqytetit.

Pjesëmarrja në Klik Expo Group 32 është kështu një mundësi për të prezantuar jo vetëm dy projekte konkrete, por edhe vizionin e Concord Group për investime afatgjata, zhvillim të qëndrueshëm dhe krijimin e vlerës në sektorët që po formësojnë të ardhmen ekonomike të Shqipërisë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.