Ministri spanjoll i Transportit, Oscar Puente, deklaroi të martën se do të japë dorëheqjen pas dy aksidenteve të rënda hekurudhore me viktima brenda më pak se një viti, pa specifikuar se kur do të largohet nga detyra.
“Një ministër i Transportit në një vend si Spanja nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë pas dy aksidenteve të kësaj shkalle brenda më pak se një viti”, u tha ai ligjvënësve.
Puente shtoi se vendimin e kishte marrë pas aksidentit të fundit, më 28 tetor, ku humbën jetën 69 persona. Megjithatë, ai kishte vijuar të ushtronte detyrën për t’u përballur me pasojat e tragjedisë dhe për të marrë masa që aksidente të tilla të parandalohen në të ardhmen, shkruan Reuters.