Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë pasi dyshohet se është kafshuar nga një ari.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 14:10, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ai dyshohej se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër (ari).
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte humbur jetën.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.












