Deputetja e pavarur Marjana Koçeku i bëri thirrje deputetes së PS-së Spiropali dhe figurave të tjera në PS të dalin përtej fjalëve dhe të përkthejnë qëndrimin në votë kundër kryeministrit Rama.
E ftuar në Neës24, ish-deputetja e PS-së tha se Spiropali dhe figurat e tjera në PS duhet të bëjë një aksion më të fortë politik.
“Spiropali ka patur role kyçe në PS, ka qenë pjesë e kupolës në drejtimin e vendit. Nisur nga retorika që ka përdorur kohët e fundit po. Por unë do të isha fanse dhe shtytëse e një aksioni më të fortë politik nga të gjitha figurat e PS, për të dalë përtej fjalëve dhe për ta përkthyer me votë qëndrimin e tyre.” – tha ndër të tjera Koçeku.