Vendosni fjalën kyçe....

“Bashkim i frontit opozitar, protesta do bëhet edhe më e madhe” – Koçeku


Deputetja e pavarur Marjana Koçeku bëri thirrje për bashkim i madh opozitar, që të rrëzohet qeveria Rama.

E ftuar në emisionin Prime në News24, ish-deputetja e PS-së tha se se protestat do kenë një kulminacion edhe më të madh.

“Thirrjet e sheshit janë kundër gjithë establishmentit që kanë qenë në pushtet për 36 vite. Bashkimi i të gjitha forcave opozitare do ishte tepër pozitive. Bashkimi nuk duhet të konsiderohet i pamundur. Kjo, sepse edhe vetë protesta përpara se të ndodhte, nuk e imagjinonim se do bëhej kaq e madhe. Kryeministri Rama do që të ketë përçarje, kjo i leverdis. Por duhet një bashkim i gjerë, që të jetë kundër kësaj qeverie në një front. Ajo që ndodhi në Serbi mund të jetë shembull edhe për Shqipërinë, patjetër, pavarësisht se atje ka një tjetër realitet. Ka një presion të tepruar ndaj protestuesve që të kenë version politik, sepse pesë muaj nuk janë shumë për të nxjerrë një përfaqësi. Besoj se protesta do bëhet akoma më e madhe. Do të kenë kulminacion më të madh”, u shpreh Koçeku.