Jehon gjuha shqipe në kishën greke: Mitropoliti i Korçës mban shërbesën në shqip para besimtarëve

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.11.2026, 20:31

Në të dielën e V të Llukait, Mitropoliti Orthodhoks i Korçës, Imzot Anastasi, mori pjesë të dielën e kaluar në një meshë bashkë me Mitropolitë të ndryshëm në kishën e “Shpërfytyrimit të Zotit” në Aleksandropuli të Greqisë.

Imzot Anastasi mbajti meshën në gjuhën shqipe, teksa ndodhet në këtë qytet në kuadër të punimeve të Konferencës së Pelegrinëve Fetarë.

Në përshëndetjen e tij drejtuar të pranishmëve, ai nënvizoi rëndësinë e pelegrinazhit si një përvojë e gjallë besimi, lutjeje dhe ripërtëritjeje shpirtërore, e cila forcon vetëdijen e përkatësisë në një Trup të vetëm të Krishtit.

Duke u ndalur te tematika e Kongresit, Mitropoliti i Korçës vuri në dukje vlerat shpirtërore të traditës monastike, me fokus të veçantë te mikpritja dhe tryeza e përbashkët, si shprehje konkrete të dashurisë së krishterë dhe jetës në bashkësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit