Plagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës, transportohet drejt Traumës

3 Nëntor 2026 | 19:26

Një efektiv i Forcave të Armatosura është plagosur me armën e shërbimit gjatë orarit të punës në Bazën Ajrore të Kuçovës.

Ngjarja është regjistruar këtë të martë, më 3 nëntor 2026, rreth orës 16:46. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, e cila informon se efektivi me inicialet E.D. ka marrë një plagë në shpatull.

Pas incidentit, ushtarakut i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit. Sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë të tij janë brenda normës dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për shkak të nevojës për trajtim të specializuar, efektivi është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, Policia Ushtarake ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen procedurat për dokumentimin e incidentit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave në të cilat është plagosur efektivi.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se po ndjek nga afër situatën dhe gjendjen shëndetësore të ushtarakut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dy vitet e fundit kemi dalë me humbje”, fermerët e Maliqit kërkojnë treg për prodhimet

Fermerët e fushës së Maliqit po përballen me vështirësi në tregtimin e prodhimeve bujqësore. Qindra kuintalë grurë dhe sasi të mëdha qepësh vijojnë të mbeten...
19:14 | 03/11/2026

Panairi i 29-të i Librit shtyhet për në dhjetor, organizatorët: Situata e tensionuar në Tiranë rrezikon pjesëmarrjen e vizitorëve

Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026” nuk do të zhvillohet në datat 11-15 nëntor, siç ishte parashikuar fillimisht. Shoqata e Botuesve dhe grupi organizator...
15:56 | 03/11/2026

Tensione te Ministria e Arsimit, policia hap qarkullimin te “Rruga e Durrësit” dhe shoqëron disa protestues

Situata përpara Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar në tensione midis protestuesve dhe forcave të rendit. Policia ka ndërhyrë për të larguar turmën nga rruga dhe...
15:32 | 03/11/2026