TVSH-ja nga 6% në 10%, operatorët turistikë në Vlorë kërkojnë të rishikohet vendimi
Nga 1 janari 2027, TVSH-ja për njësitë hoteliere pritet të rritet nga 6% në 10%. Ky ndryshim kundërshtohet nga operatorët turistikë në Vlorë, të cilët paralajmërojnë rritje të kostove dhe çmimeve për klientët, ndërsa kërkojnë rishikimin e vendimit.
Administratorët e njësive hoteliere në qytetin bregdetar thonë se kjo rritje do të rëndojë më tej aktivitetin e tyre dhe do të ndikojë në konkurrueshmërinë e sektorit.
Kledjan Binjakaj, administrator hoteli në Vlorë, thotë se sektori po përballet edhe me pasojat e rënies së kursit të euros, e cila, sipas tij, ka ndikuar ndjeshëm në të ardhurat e njësive akomoduese. Ai paralajmëron se kostot shtesë do ta vështirësojnë konkurrencën me vendet fqinje.
Sipas Binjakajt, vendimi është kundërshtuar nga dhjetëra operatorë në rang vendi, të cilët kërkojnë rishikimin e rritjes së TVSH-së.
Një tjetër shqetësim për bizneset lidhet me rritjen e taksave vendore nga Bashkia e Vlorës. Sipas administratorit, detyrimet financiare janë shtuar, por kjo nuk është shoqëruar me përmirësim të shërbimeve.
Ndërkohë, pjesa më e madhe e operatorëve turistikë në Vlorë i janë bashkuar përfaqësisë që synon të kundërshtojë rritjen e TVSH-së përmes procedurave zyrtare dhe ligjore.
Projektbuxheti dhe paketa fiskale, Ibrahimaj: Lehtësojmë TVSH-në e ushqimeve për t’u ardhur në ndihmë familjeve
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, Malaj prezanton paketën e mbështetjes për pensionistët dhe familjet
Këmbimi valutor 2 nëntor/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 19:14 “Dy vitet e fundit kemi dalë me humbje”, fermerët e Maliqit kërkojnë treg për prodhimet
- 19:08 Musk paralajmëron skenarin, ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin
- 18:51 Skandal financiar në Turqi, 433 persona nën hetim për manipulime në tregjet e investimeve
- 18:46 Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes
- 18:46 Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët
- 18:30 SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës