Merz:  Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

3 Nëntor 2026 | 17:35

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Rusia duhet të tregojë se është serioze në lidhje me një armëpushim dhe një marrëveshje paqeje me Ukrainën në bisedimet e planifikuara për javën e ardhshme në Abu Dhabi. Kjo deklaratë e tij erdhi teksa Merz priti presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Berlin.

Merz tha se një raund i ri bisedimesh midis negociatorëve nga Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ishte “hapi i duhur” për të ndihmuar në përfundimin e luftimeve dhe se ishte thelbësore që Evropa të ishte pjesë e procesit.

“Por do të thoja gjithashtu se është e rëndësishme që Rusia më në fund të angazhohet në negociata serioze për një armëpushim dhe një marrëveshje pasuese paqeje. Deri më tani nuk kam parë asnjë shenjë të kësaj”, u tha ai gazetarëve.

Zelenskyy tha se takimi në Abu Dhabi, më 10 dhe 11 nëntor pritet të diskutojnë garancitë e sigurisë, një “armëpushim energjitik” dhe një armëpushim në Detin e Zi për të garantuar eksportet e ushqimit.

Duke folur pasi zyrtarët ukrainas thanë se 33 persona ishin vrarë në një sulm rus ndaj një shkolle që po përdorej si qendër shpërndarjeje ndihmash, Zelenskyy tha se Kievi po hynte në procesin e negociatave në një gjendje normale në fushën e betejës. Por ai tha se po përballej me sfida serioze me mbrojtjen ajrore.

“Ne jemi të gatshëm për hapa diplomatikë, për paqe, për komunikim. Por e theksoj përsëri nevojiten garanci sigurie”, tha ai.

Duke iu referuar një telefonate të mundshme me Presidentin rus Vladimir Putin, ai tha se pritjet e tij ishin të ulëta.

“E kuptojmë këtë lojë; është një rrugë pa krye. Do të jetë një bisedë telefonike shumë formale dhe e thatë, ku do të dëgjoj përsëri një leksion historik nga udhëheqësi i Rusisë, në vend që të shoh hapa konkretë për t’i dhënë fund luftës”, shtoi Zelenskyy.

Merz tha se çdo marrëveshje e qëndrueshme do të duhet të përfshijë vendet evropiane, të cilat deri më tani janë përjashtuar kryesisht nga përpjekjet e udhëhequra nga të dërguarit e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Duke parë përpara një takimi të dhjetorit të udhëheqësve nga Grupi i 20 vendeve në Miami, Merz tha se Zelenskyy duhet të jetë gjithashtu i pranishëm nëse Trump do të ftojë Putinin.

“Sipas mendimit tim, është krejtësisht e papranueshme që vendet e treta të diskutojnë të ardhmen e Ukrainës pa përfshirë vetë Ukrainën”, shtoi ai.

Merz tha se Gjermania, vendi që aktualisht jep kontributin më të madh në mbështetjen e Ukrainës, do të vazhdojë mbështetjen e saj ushtarake.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Asambleja parlamentara e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik

Përmirësimi i sigurisë në Kosovë duhet të shërbejë si shtysë për përparim të mëtejshëm politik, forcim të institucioneve demokratike dhe rritje të besimit ndërmjet komuniteteve...
17:33 | 03/11/2026

Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

Kostoja e jetesës ka qenë në mendjet e shumë amerikanëve në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit, pasi çmimet e shumë mallrave bazë janë...
17:22 | 03/11/2026

Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

Bosnja dhe Hercegovina i është bashkuar vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian, me të cilin janë vendosur masa kufizuese ndaj 826 kompanive dhe 743 individëve...
17:22 | 03/11/2026