Moreira takohet me Bardhin, në fokus anëtarësimi i Shqipërisë: Kuvendi duhet të jetë hapësirë dialogu

3 Nëntor 2026 | 17:01

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, është takuar këtë të martë me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e BE-së në Tiranë, përmes një postimi ku bëhet me dije se në qendër të diskutimit ka qenë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe roli i Kuvendit në përmbushjen e reformave të kërkuara.

Pas takimit, ambasadorja Moreira de Sousa theksoi rëndësinë e angazhimit të të gjitha palëve politike, duke nënvizuar nevojën për dialog parlamentar dhe llogaridhënie të ekzekutivit.

“U takova sot me z. Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD-së, për të diskutuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Patëm një diskutim të frytshëm mbi rolin qendror të Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së dhe sigurimin e llogaridhënies së ekzekutivit.

Kjo kërkon angazhimin e të gjitha palëve dhe që Kuvendi të jetë një hapësirë e mirëfilltë dialogu”, u shpreh ambasadorja e BE-së.

Takimi vjen në një kohë kur procesi i integrimit evropian kërkon vijimin e reformave dhe bashkëpunimin mes forcave politike në Kuvend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nga Brukseli: Kishim protestues të dhunshëm, policia ishte pala më dëmtuar

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Euronews Enlargement Summit në Bruksel ka folur edhe lidhur e protestat që po zhvillohen prej ditësh në...
13:26 | 03/11/2026

Rama në Samitin e Euronews: Po punojmë fort për të mbyllur negociatat me BE deri në fund të 2027

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e mbajtur gjatë samitit të Euronews për Zgjerimin në Bruksel se, synimi i Shqipërisë është të mbyllë negociatat me...
13:12 | 03/11/2026

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të arrijë rezultate për anëtarësimin në BE

Gjatë intervistës së tij me gazetaren Maria Tadeo në Euronews Enlargement Summit në Bruksel, Kryeministri Edi Rama komentoi rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian...
13:12 | 03/11/2026