Kronikë

Zbulohet shuma që u grabit dje tek banka në Komunën e Parisit. Autorit iu deshën vetëm 3 minuta

12:04 - 03.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm 3 minuta iu deshën autorit të maskuar dhe të armatosur për të boshatisur arkën e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit paraditen e të hënës.

Nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë së bankës, të cilat tashmë janë në dorë të hetuesve, është krijuar bindja se autori ende i pa identifikuar e ka njohur mirë planimetrinë e bankës dhe funksionimin e saj.

Menjëherë sapo futet në ambientet e bankës i maskuar me skafandër dhe me pistoletë në dorë ai kërcënon rojën duke e izoluar në pjesën fundore të bankës, me pas kapërcen banakun e arkës dhe merr prej andej gjithçka gjen në sirtar. Sipas bankës autori ka mundur të marrë rreth 60 mijë euro.

Më pas i pa shqetësuar dhe pa lënduar askënd ai u largua nga zona me një monopatinë.

Policia e Tiranës ka ngritur një grup hetimor për rastin dhe po punon në disa drejtime për identifikimin dhe arrestimin e këtij grabitësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.