Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi është kapur duke transportuar një armë zjarri dhe municion luftarak në automjetin e tij.
Ngjarja është regjistruar në rrugën “Kastriotët”, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë ndaluar për kontroll makinën me të cilën udhëtonte i riu, Saverjo Daci.
Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe municion luftarak. Në vijim të veprimeve hetimore, 20-vjeçari, banues në Tiranë, është arrestuar.
Ndërkohë, në lidhje me këtë rast janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe dy familjarë të tij, një 51-vjeçar dhe një 23-vjeçar, të identifikuar me inicialet A.D. dhe L.D.
Sipas Policisë, ata kanë kundërshtuar punonjësit e uniformave blu gjatë kontrollit të banesës, me qëllim pengimin e kryerjes së veprimeve policore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.














