Rama nga Brukseli: Kishim protestues të dhunshëm, policia ishte pala më dëmtuar

3 Nëntor 2026 | 13:26

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Euronews Enlargement Summit në Bruksel ka folur edhe lidhur e protestat që po zhvillohen prej ditësh në vend. Rama e krahasoi situatën e protestave me ato që janë regjistruar në Evropë. Ai vuri theksin se ndryshe nga protestat në vendet evropiane, në Shqipëri protestat e dhunshme sollën me shumë të dëmtuar nga forcat e rendit.

“Është një martesë ku çdo gjë është e parashikueshme. Kur bëhet fjalë për të marrë më shumë është lehtësisht për ta parashikuar kur merr me pak befasohesh. Do të vijë me dobi për ne dhe për populin shqiptar pasi kemi punuar shumë fort, kemi edhe ne pengesat e brendshme.

Jemi siguruar që të jemi në kohe dhe të ulemi e të flasim me këta burokratë. Dinë si të torturojnë dhe të nxjerin me të mirën prej teje.

Gjatë 8-9 muajve te fundit kemi parë protesta që janë shfaqur, kanë nisur me resortin dhe lidhen me 2 teori. Është demokraci dhe njerezit protestojnë por nga ana tjetër mund të ketë edhe akumulime.

Kishim protestues të dhunshëm dhe ndryshe nga vendet e tjera që u përballen me keto momente të dhimshme, ne kishim dyfshin e të plagosurve nga policia. Pra policia ishte pala më dëmtuar.

Po. Më provokon. E ke seriozisht apo po më provokon që të kemi një diskutim më interesant? Po nuk më le të mos hyjmë në debatin se çfarë mund të bëjë ose jo policia.

Pik së pari ditën që do të mendoj që unë nuk kam nevojë të ndryshoj dhe qeveria nuk ka nevojë të ndryshojë atëherë do ta lë këtë punë. Unë dua të ndryshoj. Jeta ime është një jetë ndryshime në të gjitha aspektet edhe në martesë. Unë kam ndryshuar në çdo lloj mënyre gjithmonë sepse unë jetoj për ndryshimin. ”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për protestën studentore: Nuk duan të flasin, por vetëm të ikësh! Nuk ma dhanë ata këtë detyrë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste të dhënë në Bruksel këtë të martë, ka komentuar protestën e studentëve në Tiranë, e cila ka hyrë në...
13:31 | 03/11/2026

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të arrijë rezultate për anëtarësimin në BE

Gjatë intervistës së tij me gazetaren Maria Tadeo në Euronews Enlargement Summit në Bruksel, Kryeministri Edi Rama komentoi rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian...
13:12 | 03/11/2026

Ndihmoi Ergys Agasin gjatë arratisë, Apeli i GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Embro Sulejmanin

Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Embro Sulejmanin, nga “arrest në burg” në “detyrim për t’u paraqitur” dhe ndalim dalje jashtë...
12:31 | 03/11/2026