Studentët vijojnë protestën kundër qeverisë Rama, në ditën e 22-të të revoltës, duke përcjellë mesazhe të forta përmes pankartave të mbajtura në duar.
Përballë akuzave për ndikime të huaja në organizimin e protestës, të rinjtë kanë zgjedhur t’u përgjigjen me një mesazh të drejtpërdrejtë, duke theksuar se motivimi i tyre është situata në vend.
“Nuk na solli Rusia, nuk na solli Greqia, nuk na solli Veliaj, nuk na solli Partia, na thirri Shqipëria”, shkruhet në një prej pankartave të mbajtura nga protestuesit.
Një tjetër pankartë përcjell shqetësimin për emigrimin e të rinjve: “Diploma nuk është biletë emigrimi”, ndërsa studentët vijojnë t’u bëjnë thirrje kolegëve të tyre të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen protestës.












