Vodhi makinën nga parkingu i një hoteli dhe i hoqi targat, arrestohet 31-vjeçarja në Sarandë

3 Nëntor 2026 | 12:01

Një 31-vjeçare është vënë në pranga këtë të martë, pasi vodhi një automjet nga vendparkimi i një hoteli në Sarandë.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë E. S., 31 vjeçe, e cila është kapur 30 minuta pas kryerjes së vjedhjes. Ajo i kishte hequr targat automjetit dhe po lëvizte me të në qytet.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, për vjedhjen e automjetit të tij, të cilin e kishte parkuar në vendparkimin e një hoteli, në lagjen nr. 1, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan punën për zbardhjen e vjedhjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i autores së dyshuar të vjedhjes së automjetit, shtetases E. S..  

Kjo shtetase dyshohet se ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit A. M. dhe i ka hequr targat, të cilat i hedhur në një kazan mbeturinash, në dalje të qytetit. 

Ajo është lokalizuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në afërsi të tunelit të Skërficës, duke drejtuar automjetin e vjedhur, rreth 30 minuta pas vjedhjes së tij.   

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasja E. S., 31 vjeçe, banuese në Sarandë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Politekniku te Ekonomiku, studentët marshojnë nëpër universitete dhe bëjnë thirrje për bojkot të mësimit (VIDEO)

Ka nisur edhe këtë të martë protesta studentore në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e 22-të dhe ka vijuar me qëndresë te Universiteti...
11:54 | 03/11/2026

Katër anije luftarake të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër anije luftarake të NATO-s kanë mbërritur në Portin Detar të Vlorës, në kuadër të një aktiviteti të përbashkët ushtarak me Forcën Detare Shqiptare. Në...
11:53 | 03/11/2026

Shtyhet seanca për Erion Veliajn, gjykata lexon letrën e kryebashkiakut nga burgu i Fierit

Seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë është shtyrë për më 17 nëntor, në orën 10:00, për shkak të mungesës së disa...
11:39 | 03/11/2026