Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj refuzon të paraqitet në GJKKO: Do të vij kur të më lejojnë të qëndroj në sallë dhe jo në kafaz



Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka refuzuar të marrë pjesë në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca.

Veliaj i ka dërguar një letër gjyqtares së çështjes, përmes së cilës ka bërë të ditur vendimin për të mos u paraqitur në seancë. Në letër, ai shprehet se do të marrë pjesë në gjykim vetëm nëse i lejohet të qëndrojë në sallë dhe jo në kafaz.

“Do të vij kur të më lejojnë të qëndroj në sallë e jo në kafaz”, thuhet në mesazhin e tij.

Letra e kryebashkiakut pritet të lexohet gjatë seancës së sotme në GJKKO.