Xabi Alonso: Chelsea po fiton gradualisht maturinë e duhur, Estevao tregoi se është i rëndësishëm për ne

3 Nëntor 2026
10:30
Telesport
back button

Fitorja 2-0 ndaj Manchester United fundjavën e kaluar ka ngjitur skuadrën e Chelsea në vendin e katërt në Premier League. Për trajnerin e Chelsea, Xabi Alonso, skuadra po bën hapa të mëdhenj përpara, për të qenë një ekip i konsoliduar.

“Jemi të lumtur jo vetëm për fitoren që arritëm por edhe për faktin se skuadra po bën hapa të mirë përpara. Tashmë janë disa ndeshje që fitojmë dhe nuk pësojmë gol dhe kjo është e rëndësishme”, tha trajneri spanjoll.

“Ndaj United bëmë një paraqitje e pjekur prej skuadre të pjekur, që di të kontrollojë lojën dhe topin. Kjo është ajo që kam kërkuar nga djemtë”, tha Xabi Alonso, që më pas komentoi edhe lojën e brazilianit Estevao.

“Estevao u paraqit vërtet mirë. Jam i lumtur për të. Ai e meritonte këtë shans dhe mundësinë për të dhënë kontributin e tij. Ai ishte një kërcënim në zonën kundërshtare dhe ka të drejtë që kërkon të luajë më shumë”, tha Alonso.

Në fund, një mesazh për Cole Palmer, që ka munguar për shkak të penalizimit: “Nuk duam që ajo situatë me kartonin e kuq të përsëritet. Kemi nevojë për të sepse Cole është i zgjuar. Ai e do lojën. I pëlqen ta shijojë atë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit