Të ardhurat tatimore për muajin tetor 2026 arritën në 40.1 miliardë lekë neto, ose 4 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 11.2%.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të ardhurat tejkaluan edhe planin e muajit tetor me 0.2 miliardë lekë, ose 0.6%.
Administrata Tatimore thekson se rritja është regjistruar pavarësisht rënies së volumeve tregtare si pasojë e protestave.
Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve:
Me gjithë rënien e volumeve tregtare si pasojë e protestave, vijon rritja e të ardhurave tatimore edhe përgjatë muajit tetor të këtij viti, duke reflektuar angazhimin dhe besimin që kanë tatimpaguesit ndaj Administratës Tatimore.
Rezultatet e arritura dëshmojnë një administrim tatimor të orientuar drejt vetëpërmbushjes, përgjegjshmërisë, rezultateve konkrete, si dhe forcimit të besueshmërisë në marrëdhënien midis AT-së dhe tatimpaguesit.









Komente
Komento