Takimi i së martës mes Barcelonës dhe Aston Villës në Ligën e Kampionëve pritet të luhet në mot të pafavorshëm. Për kryeqytetin katalanas parashikohen reshje shiu dhe një ulje e ndjeshme e temperaturave.
Mediumi spanjoll SPORT raporton se shiu pritet të vazhdojë edhe kur të nisë përballja, me një sasi të parashikuar reshjesh prej rreth 2.3 milimetrash. Sidoqoftë, sipas paralajmërimeve të Shërbimit Meteorologjik të Katalonjës (Meteocat), periudha me reshjet më intensive pritet të ketë përfunduar deri në orët e vona të pasdites.
Të lidhura
None found
Departamenti i logjistikës i Barcelonës i ka informuar tashmë mediat mbi parashikimin e motit. Tifozëve u është këshilluar të zgjedhin veshje sa më të ngrohta, pasi temperaturat pritet të lëvizin rreth 13 gradë Celsius, ndërsa shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 14 kilometra në orë.
Pavarësisht këtyre parashikimeve, organizatorët nuk shprehin shqetësim për gjendjen e terrenit. Drenazhimi i stadiumit “Spotify Camp Nou” e ka provuar aftësinë për të përballuar edhe reshje të dendura.
Këtë sezon, disa prej përballjeve të rëndësishme të Barcelonës janë shoqëruar vazhdimisht me kushte të vështira të motit. Në El Clasicon e femrave kundër Real Madridit, moti i rënduar detyroi shtyrjen me dy orë të fillimit të takimit.
Shiu i fortë shoqëroi gjithashtu triumfin 7-2 përballë Racing Santanderit, të cilin e ndoqën 45.838 spektatorë. Reshje të ngjashme u regjistruan edhe gjatë fitores 5-1 kundër Feyenoordit, ku kushtet atmosferike ndikuan në pjesëmarrjen e tifozëve në stadium.








