Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama Veliajn apo Veliaj Ramën

UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, trajneri Maran shpall listën dhe del në konferencë të shtunën

UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, trajneri Maran shpall listën dhe del në konferencë të shtunën

20:47, 02/11/2026

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të UEFA Nations League, ndaj Finlandës më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45, dhe Bjellorusisë më 15 nëntor, në “Illovszky Rudolf Stadion”, në orën 18:00.

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, do të shpallë listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy sfida ditën e shtunë, më 7 nëntor, në orën 11:00.

Në të njëjtën orë, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, do të zhvillohet konferenca për media, ku tekniku kuqezi do të flasë për listën e lojtarëve dhe për dy ndeshjet e radhës.

Seanca e parë stërvitore e kuqezinjve është programuar të zhvillohet ditën e hënë, më 9 nëntor, kur skuadra do të nisë zyrtarisht përgatitjet për dy takimet e fundit të grupit C1, ku Shqipëria kryeson me 9 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco