Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çfarë thotë avokati Ndreca: Ministri Gogu e kërcënoi Veliajn në emër të Ramës. Ndodhi të premten

02/11/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndreca: Toni Gogu vizitoi Veliajn në burgun e Fierit, i përcolli mesazhin e Ramës për dorëzimin e mandatit dhe largimin e avokatit

Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka konfirmuar për BalkanWeb dhe News24 se ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka zhvilluar një vizitë urgjente në burgun e Fierit mbrëmjen e 30 tetorit. Sipas pretendimeve të bëra publike nga avokati, vizita nuk është regjistruar në dokumentacionin e institucionit të vuajtjes së dënimit.

Gogu raportohet se ka mbërritur në burg i veshur sportiv dhe me një kapele në kokë. Ai ka takuar Veliajn në dhomën e izolimit dhe, sipas versionit të përcjellë nga Ndreca, i ka thënë se kishte ardhur me porosi të kryeministrit Edi Rama për t’i komunikuar disa mesazhe.

Ministri i ka përcjellë Veliajt një ultimatum me katër kërkesa: dorëzimin urgjent të mandatit, delegimin e pushtetit te emrat që do të përcaktonte Rama, si dhe ndërprerjen e marrëdhënies me avokatin Plarent Ndreca.

Në mesazhin që, sipas avokatit, Gogu i ka përcjellë në emër të kryeministrit, thuhet:

“Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik, nga sot e tutje do të drejtohem vetëm si kryeministër.

  • Dorëzo mandatin urgjentisht.
  • Delego pushtetin te emrat që do të them unë.
  • Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca.

Në të kundërt, do të transferoj te burgu 302 dhe do orientoj SPAK-un të nisë hetime për minim të rendit kushtetues dhe do të të kalb në burg”.

Sponsorizuar

Sipas Ndrecës, Veliaj i është përgjigjur menjëherë ministrit, duke refuzuar kërkesat dhe presionin e pretenduar.

“Edhe sikur 100 vite burg të bëj, nuk ia marr fytyrën fëmijëve të mi”, mësohet t’i ketë thënë Veliaj ministrit Gogu.

Takimi ka zgjatur vetëm pak minuta. Sipas avokatit, Veliaj ka mundur të komunikojë me të vetëm mëngjesin e sotëm, duke i treguar detajet e vizitës.

Pretendimet ngrenë pikëpyetje mbi rrethanat e vizitës së ministrit në burg dhe mesazhin që, sipas avokatit, është përcjellë në emër të kryeministrit, veçanërisht për përmendjen e SPAK-ut në kontekstin e presionit të pretenduar ndaj Veliajt.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në burg që prej 10 shkurtit 2025. a.b

Nga arkivi

  • Dibër, 2 vëllezërit në sherr dramatik, veç policia ia doli
  • TIRANË/ Vodhën kasafortën e një biznesi, çfarë bënë tek liqeni më pas
  • Tabachinno-kokaino, vihet në pranga shitësi në dyqan në Dhërmi
  • Bulqizë, aksident i rëndë mes 3 makinave, 3 të plagosur
  • ‘Markata e mallrave luksoze’ nga Franca, bien në pranga 12 persona. SPAK jep detajet
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq

Po ndodh

Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Sekuestrohen dy kompani në Itali, pastronin para të një organizate shqiptare

05/11/2026
Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese tre akte të qeverisë

Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese tre akte të qeverisë

05/11/2026
Rama i përgjigjet Veliajt për letrën nga burgu, krahasimi më shumë se fyes

Rama i përgjigjet Veliajt për letrën nga burgu, krahasimi më shumë se fyes

05/11/2026
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

Zbardhen bisedat e Agasit me dy shtetas izraelitë: “Vlorën e kam shoqe të ngushtë”

05/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Sekuestrohen dy kompani në Itali, pastronin para të një organizate shqiptare

05/11/2026
Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese tre akte të qeverisë

Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese tre akte të qeverisë

05/11/2026
Rama i përgjigjet Veliajt për letrën nga burgu, krahasimi më shumë se fyes

Rama i përgjigjet Veliajt për letrën nga burgu, krahasimi më shumë se fyes

05/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.837 artikuj gjithsej