Është ndarë nga jeta aktori Gjergj Mena, i cili ishte pjesë e familjes së Teatrit Kombëtar, si interpretues në disa prej shfaqjeve të tij, por edhe në cilësinë e Drejtorit Artistik të TK RIN ART.
Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar, i cili ka shprehur trishtimin për humbjen e artistit, duke kujtuar kontributin e tij në skenë dhe në projektet e përbashkëta.
“Me të ndamë skenën, projekte, ide dhe dashurinë për teatrin. Do të na mungojë si artist, si koleg dhe si mik. Kujtimi i tij dhe gjurma që la në skenën tonë do të mbeten gjithmonë me ne”, thuhet në mesazhin e Teatrit Kombëtar.
Institucioni ka shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik, duke e përcjellë aktorin me fjalët: “Lamtumirë, Gjergj! Do të na mungosh!”. r.k





