90 minuta futboll, me dy Vllazni të ndryshme në fushë. Kjo është përmbledhja e ndeshjes me Skenderbeun në Korçë. Një pjesë e parë e dominuar thuajse totalisht nga korçarët dhe një pjesë e dytë në të njëjtën linjë, por me dominim nga Vllaznia.
Në minutën e 31- të, Bismark shënon për vendasit pas harkimit të Shkëmbit, teksa korçarët shpërblehen për dominimin. Pjesa e parë regjistron edhe shumë raste për Skenderbeun, ku Jukaj ka mundësi të tregojë aftësi e reflekse.
Pjesa e dytë, tregon një Vllaznia krejt tjetër. Ndërrohen vendet dhe kuqeblutë dominojnë, kanë volum loje dhe raste. Goli i barazimit vjen nga kapiteni Bekim Balaj në minutën e 67- të, i cili me kokë dërgon topin në rrjetë, ndërsa te Skënderbeu kanë pretendime për faull.
Nuk mungojnë rastet për Vllazninë por goli nuk vjen. Megjithatë, 1 pikë në Korçë, ka vlera teksa tashmë trajneri i Vllaznisë duhet të gjejë çfarë nuk funksionoi në mes dy pjesëve të ndeshjes.







