Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bardhi: Belinda Balluku mbi ligjin, SPAK të tregojë pse e shiti ligjin te Edi Rama

28/10/2026
Regjia e OSHEE, dritë mbi Belindën dhe hije mbi Ramën. Zyra e Kryeministrit nuk poston foto së bashku
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se po zbaton standarde të dyfishta në çështjen e Belinda Ballukut, duke kërkuar shpjegime për faktin që pas mbylljes së hetimeve dhe ngritjes së akuzave të reja, nuk është kërkuar autorizimi i Kuvendit për arrestimin e saj.

Në një reagim publik, Bardhi deklaron se me përfundimin e hetimeve, zbulimin e dy vilave dhe ngritjen e pesë akuzave për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, SPAK ka treguar se është nën kontrollin e kryeministrit Edi Rama dhe të vetë Ballukut.

“Me mbylljen e hetimeve për Belinda Ballukun, me 2 vila të zbuluara, të fshehura prej saj, me 5 akuza të reja për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie dhe pa kërkesë për heqjen e imunitetit për arrestimin e saj, SPAK u provua se është zyrtarisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut”, shprehet Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së kujton se, kur Balluku akuzohej për shkelje të barazisë në tendera, SPAK kishte kërkuar arrestimin e saj, duke argumentuar rrezikun e prishjes së provave dhe ndikimit mbi dëshmitarët.

Sipas Bardhit, fakti që tani, pas shtimit të akuzave të tjera, përfshirë ato për korrupsion, nuk është kërkuar sërish autorizimi i Kuvendit, ngre pikëpyetje mbi trajtimin e çështjes nga Prokuroria e Posaçme.

“Pse në Shqipërinë e SPAK-ut të Edi Ramës, Belinda Balluku është më e barabartë se të tjerët? Kur ajo akuzohej për shkelje të barazisë në tendera, SPAK kërkoi arrestimin e saj, duke argumentuar rrezikun e prishjes së provave dhe ndikimit mbi dëshmitarët. Sot, kur mbi të rëndojnë edhe katër akuza të tjera, përfshirë korrupsionin, SPAK hesht”, deklaron Bardhi.

Sponsorizuar

Ai kërkon që SPAK t’u shpjegojë shqiptarëve arsyet e këtij ndryshimi, duke ngritur pyetje edhe për një marrëveshje të mundshme me kryeministrin Rama.

“Çfarë ka ndryshuar? Pse nuk u kërkua sërish autorizimi i Kuvendit? Pse Belinda Balluku duhet të trajtohet ndryshe nga të pandehur të tjerë për korrupsion apo pastrim parash, ndaj të cilëve janë kërkuar dhe zbatuar masa arresti?”, pyet Bardhi.

Në përfundim, ai thekson se drejtësia selektive dhe pandëshkueshmëria e pushtetit nuk mund të pajtohen me rrugën europiane të Shqipërisë.

“Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen e saj europiane mbi drejtësinë selektive dhe pandëshkueshmërinë e pushtetit. Integrimi europian nuk është vetëm mbyllje kapitujsh negociatash. Është garancia se askush nuk qëndron mbi ligjin. Sot, kësaj garancie i janë vënë minat nga Edi Rama, Belinda Balluku dhe nga bashkëpunëtorët e tyre në SPAK”, përfundon reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të PD-së.a.b

Nga arkivi

  • VIDEO/ Lidhje mafioze, kusheriri i prokurorit dhe trafikantit të drogës do ndërtojë 6 kullat tek teatri
  • FOTO/ Mesazhi i 'sovjetikut Ruçi' pas humbjes se Rusise
  • Ligji për shembjen e teatrit, kjo është marrëveshja me BE-në që shkelet
  • Vlahutin flet për shembjen e teatrit:"Dëgjoni qytetarët"
  • Deputetja e PD: Qeveria ka gati kontratën për ndërtimin e kullave
  • DENONCIM/Policia dhunon qytetarët në Vlorë, terrorizohen pushuesit (VIDEO)

Po ndodh

DETAJE/ Elbasan, ariu gjigant tmerron banorët, Policia ngre “Task-Force” me ekspertë “ndërkombëtarë”

Ariu kafshon për vdekje një person në Bulqizë

03/11/2026
Studentët ironizojnë Ramën në Politeknik: Vendosin fotografi të dhunës policore dhe e cilësojnë “Diktator”

Studentët ironizojnë Ramën në Politeknik: Vendosin fotografi të dhunës policore dhe e cilësojnë “Diktator”

03/11/2026
Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë të përbashkët

Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë të përbashkët

03/11/2026
Ndreca: Po vlerësojmë kallëzim penal për kërcënimet ndaj Veliajt, në dijeni edhe avokatët e huaj

Ndreca: Po vlerësojmë kallëzim penal për kërcënimet ndaj Veliajt, në dijeni edhe avokatët e huaj

03/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJE/ Elbasan, ariu gjigant tmerron banorët, Policia ngre “Task-Force” me ekspertë “ndërkombëtarë”

Ariu kafshon për vdekje një person në Bulqizë

03/11/2026
Studentët ironizojnë Ramën në Politeknik: Vendosin fotografi të dhunës policore dhe e cilësojnë “Diktator”

Studentët ironizojnë Ramën në Politeknik: Vendosin fotografi të dhunës policore dhe e cilësojnë “Diktator”

03/11/2026
Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë të përbashkët

Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë të përbashkët

03/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.786 artikuj gjithsej