Tuesday / November 3 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Shoqata Manifaktura Shqiptare, kundër paketës fiskale: Shpërfill nevojat e prodhimit

Share Share Icon

Propozimet për rritjen e taksave nëpërmjet paketës fiskale janë kundërshtuar edhe nga Shoqata Manifaktuara Shqiptare.

Në një deklaratë për mediat, Shoqata Manifaktura Shqiptare, thekson se propozimet e paraqitura që në fillim të shtatorit, nuk janë reflektuar në Paketën Fiskale 2027.

“Qeveria po ecën përpara me masa që prekin drejtpërdrejt bizneset dhe qytetarët, pa dëgjuar dhe pa thirrur në tryezë grupet e interesit. Sektori i manifakturës ndodhet në gjendje dramatike: eksportet kanë rënie dyshifrore dhe kompanitë po mbyllen njëra pas tjetrës.

Rënia e euros dhe mungesa e kontrollit efektiv të situatës monetare kanë luajtur rol vendimtar në këtë përkeqësim, duke rënduar kostot dhe dobësuar konkurrueshmërinë e prodhuesve shqiptarë.

Në këtë situatë, ne propozuam përshtatjen e pragut të tatimit mbi pagën me pagën minimale, lehtësimin e kostove të punësimit në sektorët me intensitet të lartë punësimi dhe masa për fitimin e riinvestuar, teknologjinë dhe automatizimin. Kërkuam gjithashtu politika konkrete për reduktimin e informalitetit dhe nxitjen e prodhimit e të eksportit.

Në propozimet e qeverisë, këto masa mungojnë. Në vend të lehtësimit të barrës mbi prodhuesit, mosreflektimi i kërkesës sonë për ndryshimin e mënyrës së përllogaritjes së pagës, si dhe shtimi apo rritja e barrës së TVSH-së dhe tatimit mbi fitimin, rrezikojnë të rrisin kostot e bizneseve. Ndryshimet e shpeshta të sistemit fiskal shtojnë pasigurinë dhe nuk u japin bizneseve garanci për planifikimin, investimet dhe të ardhmen e tyre.

Pasojat mund të ndihen te punësimi, investimet dhe çmimet për qytetarët. Kërkojmë që, përpara miratimit të Paketës Fiskale 2027, qeveria të zhvillojë konsultim të drejtpërdrejtë me Shoqatën “Manifaktura Shqiptare” dhe grupet e interesit, si dhe të shqyrtojë propozimet tona.

Paketa duhet të mbështesë prodhimin, eksportin dhe formalizimin, jo të shtojë barrën mbi një sektor që po humbet eksporte dhe kompani.

Shoqata “Manifaktura Shqiptare” është e gatshme të kontribuojë në një dialog institucional që sjell politika fiskale të zbatueshme dhe mbështet zhvillimin ekonomik të vendit.

Edhe APL kundër paketës fiskale: Rrit kostot, ul konkurrueshmërinë e bizneseve

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundërshton ndryshimet fiskale pa konsultim me biznesin

 

ProEksport Albania: Industria po humbet vende pune, qeveria propozon taksa më të larta!

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Rritja e akcizës për duhanin rrezikon 5 mijë kultivues vendas; Në 2030 taksimi barazohet me cigaret

Rreth 5 mijë kultivues vendas të duhanit vendas rrezikojnë aktivitetin e tyre nga ndryshimet për nivelin e akcizës, të propozuara me paketën e re f...

3 hours më parë 7 Min Lexim

ERE rishikon transferimin e aseteve në energji, përfshin depozitimin dhe pikat e karikimit

Operatorët e depozitimit të energjisë elektrike dhe të pikave të karikimit të automjeteve elektrike do të përfshihen shprehimisht në rregullat për ...

4 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!