Bota

Pasagjeri kërcënoi, avioni kthehet urgjentisht në pistë!

Një avion i kompanisë United Airlines, me destinacion Newark, në New Jersey, është detyruar të kthehet në Las Vegas pak pas ngritjes nga aeroporti, pas raportimit për një kërcënim të dyshuar terrorist nga një pasagjer. Sipas policisë së Las Vegasit, incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje. Autoritetet ndaluan një 25-vjeçar, i cili u arrestua nën akuzën e kërcënimit ose dhënies së informacionit të rremë lidhur me një akt terrorizmi.

Deri tani, policia nuk ka dhënë detaje mbi veprimet apo deklaratat që dyshohet se ka bërë pasagjeri. Avokati i tij nuk ka komentuar, ndërsa paraqitja e parë në gjykatë është planifikuar për të martën. Avioni, me 150 pasagjerë në bord, u kthye në aeroport më pak se një orë pas nisjes dhe u ul pa probleme. United Airlines deklaroi se vendimi u mor për të trajtuar një shqetësim të mundshëm sigurie. Fluturimi drejt Newark u realizua të dielën në mëngjes, pas vonesës gjatë natës. Administrata Federale e Aviacionit ka konfirmuar se do të hetojë incidentin. Sipas saj, gjatë vitit 2026 janë regjistruar më shumë se 1.400 raste me pasagjerë problematikë në avionë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.