Skip to content
26 October, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

E RËNDË – Disa orë më parë denoncoi për dhunë në familje, gjendet në banesë e pajetë gruaja…

ShkodraWeb 26 October, 2026
policia kosove

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një grua është gjetur e vdekur mbrëmjen e së dielës në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës, disa orë pasi kishte shkuar në Polici për të denoncuar dhunën në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, fillimisht rreth orës 19:00, policia ishte njoftuar për rastin e dhunës në familje. Gruaja ishte shoqëruar në komisariatin e Policisë për t’u marrë në pyetje, ndërsa bashkëshorti i saj ishte arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Pas marrjes në pyetje, gruaja ishte dërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë, me vullnetin e saj, thuhet në njoftimin e Policisë. Por, rreth orës 21:10, policia ishte njoftuar se ajo ishte gjetur pa shenja jete në shtëpi. Ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e saj.

Sipas të dhënave fillestare të Policisë, dyshohet se gruaja vdiq si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë. Policia ka bërë të ditur se autori dyshohet të jetë kunati i viktimës, i cili ndodhet në arrati.

Tri ditë para se të vritej, gruaja kishte dorëzuar një letër te kryeprokurorja e Pejës, duke kërkuar veprime urgjente ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, të cilët i akuzonte për moskryerjen e detyrave zyrtare, përfshirë ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

“Uroj që të mos detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, ka shkruar mes të tjerash ajo në letër.

Post navigation

Previous: EMRAT – Protestat e të dielës, policia arreston 9 persona, mes tyre edhe një shetas gjerman…

TË FUNDIT

protesta student

EMRAT – Protestat e të dielës, policia arreston 9 persona, mes tyre edhe një shetas gjerman…

ShkodraWeb 26 October, 2026
armando broja 2026

Fati i keq vazhdon të ndjekë Armando Brojën, sulmuesi kuqezi pëson një tjetër dëmtim, flet trajneri…

ShkodraWeb 26 October, 2026
rruga-shkoder-hani-hotitt

Policia e Shkodrës arreston 21 vjeçarin nga Azerbajxhani, transportonte 6 shtetas drejt Malit të Zi…

ShkodraWeb 26 October, 2026

TË FUNDIT

  • E RËNDË – Disa orë më parë denoncoi për dhunë në familje, gjendet në banesë e pajetë gruaja… 26 October, 2026
  • EMRAT – Protestat e të dielës, policia arreston 9 persona, mes tyre edhe një shetas gjerman… 26 October, 2026
  • Fati i keq vazhdon të ndjekë Armando Brojën, sulmuesi kuqezi pëson një tjetër dëmtim, flet trajneri… 26 October, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston 21 vjeçarin nga Azerbajxhani, transportonte 6 shtetas drejt Malit të Zi… 26 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 26 tetor 2026… 26 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 26 tetor 2026… 26 October, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 26 tetor 2026… 26 October, 2026
  • Aleksandër Vuçiç mundet nga studentët, ish- presidenti i Serbisë pranon humbjen e partisë së tij në zgjedhje… 25 October, 2026
  • NGA MUSTAFA NANO – Pushteti nuk merret me grykën e pushkës apo me fuqinë e molotovit… 25 October, 2026
  • VIDEO E PLOTË – Çfarë parashikon paketa ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, prezantuar nga Rama 25 October, 2026
  • “Rrugët tona ndahen, pa dëshirën time”, Ergi Borshi reagon në rrjetet sociale: Futbolli i pranon të gjitha 25 October, 2026
  • “Për dërgimin e Erjonit në Itali, jam marrë personalisht”, Edi Rama: I kam uruar të shkuara nga salla VIP… 25 October, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia kosove

E RËNDË – Disa orë më parë denoncoi për dhunë në familje, gjendet në banesë e pajetë gruaja…

ShkodraWeb 26 October, 2026
protesta student

EMRAT – Protestat e të dielës, policia arreston 9 persona, mes tyre edhe një shetas gjerman…

ShkodraWeb 26 October, 2026
armando broja 2026

Fati i keq vazhdon të ndjekë Armando Brojën, sulmuesi kuqezi pëson një tjetër dëmtim, flet trajneri…

ShkodraWeb 26 October, 2026
rruga-shkoder-hani-hotitt

Policia e Shkodrës arreston 21 vjeçarin nga Azerbajxhani, transportonte 6 shtetas drejt Malit të Zi…

ShkodraWeb 26 October, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.