Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë

Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë

Sot, më 25 tetor, do të zhvillohen ndeshjet e radhës të Kategorisë së Dytë, Grupi B, ku dy skuadrat Butrinti i Sarandës dhe Delvina, do të zbresin në fushë për të kërkuar rezultate pozitive.

Butrinti do të luajë në transfertë ndaj Devollit, në një përballje që nis në orën 13:30, në stadiumin “Devolli”. Skuadra sarandjote vjen në këtë takim si një nga pretendentet e grupit, duke mbajtur vendin e dytë në renditje me 9 pikë pas katër ndeshjeve, me tri fitore dhe një humbje.

Në krye të renditjes ndodhet Bylis B me 12 pikë, ndërsa AF Luftëtari dhe Tomori ndjekin me nga 7 pikë. Një fitore ndaj Devollit do t’i mundësonte Butrintit të ruante ritmin në garën për vendin e parë.

Nga ana tjetër, Devolli renditet në vendin e pestë me 4 pikë dhe do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë një rezultat pozitiv.

Një transfertë e vështirë pret edhe Delvinën, e cila do të përballet me Apoloninë në Fier, po në orën 13:30. Delvinjotët renditen aktualisht në vendin e shtatë me 3 pikë nga tri ndeshje, me një fitore dhe dy humbje.

Për Delvinën, kjo përballje është një mundësi për të përmirësuar pozitat në klasifikim dhe për të fituar më shumë besim në vazhdimësinë e kampionatit.

Në takimet e tjera të programuara për sot, Albpetroli pret Memaliajn, AF Luftëtari përballet me Këlcyrën, ndërsa Maliqi luan ndaj Tomorit.

Të gjitha ndeshjet janë parashikuar të nisin në orën 13:30.

Saranda Web do të ndjekë ecurinë e dy skuadrave të jugut, Butrintit dhe Delvinës, duke informuar sportdashësit për rezultatet e përballjeve.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë
Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.