Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Shqipëria përjetoi një ditë dhe natë terrori, ‘Shqiponjat’ e Ramës do të përgjigjen para ligjit”

24/10/2026
“Shqipëria përjetoi një ditë dhe natë terrori, ‘Shqiponjat’ e Ramës do të përgjigjen para ligjit”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar policinë për dhunë të rëndë ndaj protestuesve gjatë protestës së opozitës në Tiranë, duke deklaruar se efektivët e forcave “Shqiponja” dhe RENEA-s do të mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet e tyre.

Në një deklaratë për mediat, afër mesit të natës Berisha tha se kryeqyteti përjetoi një ditë dhe natë terrori, ndërsa ngriti akuza për përdorim të paligjshëm të armëve të zjarrit, plagosje të protestuesve dhe arrestime të paligjshme.

Ai përmendi rastin e Erjon Vishkurtit, i cili humbi syrin gjatë protestës, si dhe plagosjen e protestuesve të tjerë.

“Erjon Vishkurti humbi syrin. I diplomuar në gazetari, ndërkohë që në absolute nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm ndaj askujt. Në sy u plagos një protestuese paqësore tjetër, mbi vetull u godit me plumb një protestues tjetër, në abdomen me plumb, që duhet heq në operacion. Akte barbare”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së përmendi edhe rastin e 40-vjeçarit Lorenco Bezani, për të cilin tregoi se u dhunua barbarisht nga efektivët e policisë.

Sipas Berishës, dhjetëra persona të tjerë janë dhunuar dhe shoqëruar me forcë në komisariate, ndonëse, sipas tij, nuk kishin lidhje me protestën.

Sponsorizuar

Ai ngriti gjithashtu akuza për sjellje seksuale të papërshtatshme nga efektivë policie ndaj vajzave që shoqërohen me automjete policie.

Berisha paralajmëroi se, pas largimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti, efektivët që kanë kryer shkelje dhe krime do të përballen me drejtësinë.

“Unë i garantoj shqiponjat e Edi Ramës, banditë të Edi Ramës, shqiponja apo çfarëdo jenë, se akti i parë i përmbysjes, i largimit të padronit të tyre, ato një për një do të përgjigjen para ligjit për krime të shëmtuara”, u shpreh kryetari i PD-së.

Ai shtoi se shërbimi “Shqiponja”, sipas tij, do të shpërbëhet dhe se çdo efektiv do të procedohet në bazë të veprave penale që mund të ketë kryer.

Berisha e cilësoi policinë si një strukturë që po përdoret për të mbajtur në pushtet kryeministrin Rama, duke përsëritur akuzat për dhunë dhe arrestime të paligjshme gjatë protestës.a.b

Nga arkivi

  • Berisha kërkon anulimin e heqjes së vizave për rusët dhe largimin e ambasadorit rus nga Tirana
  • Zelenski i drejtohet parlamentit shqiptar: Kufizoni turistët rusë, mbyllni portet për anijet e Putinit
  • SHËNIM/ Rama thotë ka shtyp të lirë se nuk rrihen gazetarët. Të mbyllë kontratën me Acromax që vdes mediat kritike online
  • Berisha ndërhyn me një mesazh për Opinion: Binomi i ndërklonuar Stanishiq Zogaj
  • Deklarata e deputetit në një televizion: Rama dhe Basha u takuan në Dhërmi me 29 prill
  • Deputeti I PD zbulon skenarin: Të mbahet shumica pa vulë e logo për zgjedhjet lokale

Po ndodh

Veliaj publikon letrën për takimin me Toni Gogun në burg: Rama më kërkoi t’ia dorëzoj Bashkinë Arbër Hajdarit

Veliaj sërish shkruan nga burgu i Fierit, zbardh gjithë bisedën me Toni Gogun

04/11/2026
Zelensky i drejtohet Parlamentit Evropian : Çdo ditë për dikë mund të jetë dita e fundit. Duam anëtarësim të menjëhershëm në BE

Refuzimi i Ramës për imunitetin e Balllukut theksohet në Progres Raportin e BE. Ku u shkelmua demokracia

04/11/2026
PD publikon dokumente për licencën e kazinosë në “Air Albania”, Këlliçi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK-ut

Këlliçi: Rama e bëri Shqipërinë me “Regres Raport”

04/11/2026
Rama fryn Raportin e Progresit të BE: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë

Rama fryn Raportin e Progresit të BE: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë

04/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj publikon letrën për takimin me Toni Gogun në burg: Rama më kërkoi t’ia dorëzoj Bashkinë Arbër Hajdarit

Veliaj sërish shkruan nga burgu i Fierit, zbardh gjithë bisedën me Toni Gogun

04/11/2026
Zelensky i drejtohet Parlamentit Evropian : Çdo ditë për dikë mund të jetë dita e fundit. Duam anëtarësim të menjëhershëm në BE

Refuzimi i Ramës për imunitetin e Balllukut theksohet në Progres Raportin e BE. Ku u shkelmua demokracia

04/11/2026
PD publikon dokumente për licencën e kazinosë në “Air Albania”, Këlliçi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK-ut

Këlliçi: Rama e bëri Shqipërinë me “Regres Raport”

04/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.812 artikuj gjithsej