Festivali “Lira Ilira” në Sarandë, Ferasete Dauti: Fjala mund të udhëtojë përtej kufijve

Festivali “Lira Ilira” në Sarandë, Ferasete Dauti: Fjala mund të udhëtojë përtej kufijve. Saranda mirëpret Festivalin Ndërkombëtar të Arteve “Lira Ilira”, artistë dhe krijues nga Shqipëria dhe Rumania
Saranda është bërë sot pjesë e një aktiviteti kulturor ndërkombëtar, ku artistë, poetë dhe krijues nga Shqipëria dhe Rumania janë takuar për të shkëmbyer përvoja dhe për të përcjellë mesazhe përmes artit dhe letërsisë. U zhvillua sot në Sarandë ceremonia e hapjes së Festivalit Ndërkombëtar të Arteve “Lira Ilira”, një aktivitet që mbahet gjatë datave 23–25 tetor 2026 në Sarandë dhe Ksamil, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të botës së artit dhe kulturës.

Gjatë aktivitetit morën fjalën artistë dhe krijues nga Rumania dhe Saranda, të cilët folën për rëndësinë e bashkëpunimit kulturor, ruajtjen e trashëgimisë dhe rolin e artit në afrimin e njerëzve nga vende të ndryshme.

Ferasete Dauti, përfaqësuese e shoqatës “Epoka e Bardhë”, u shpreh se qëllimi i këtij takimi është që kultura, trashëgimia dhe fjala artistike të kapërcejnë kufijtë kombëtarë.

“Jemi këtu me miqtë tanë nga Rumania, të cilët kërkojnë që përmes këtij aktiviteti kultura, trashëgimia dhe fjala të shkojnë përtej kufijve. Saranda gjithmonë ka qenë dashamirëse e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Këtu kemi Butrintin, këngët, vallet, poezinë dhe shumë krijues që kanë dhënë kontributin e tyre”, u shpreh Dauti.

Ajo theksoi se, pavarësisht dallimeve kulturore, arti mbetet një gjuhë e përbashkët që bashkon njerëzit.

“Ndjenja është ajo që na bashkon. Mund të jemi njerëz me kultura të ndryshme, por në fund jemi të gjithë në gjendje të përcjellim vlera dhe mesazhe. Fjala mund të udhëtojë përtej kufijve nëse njerëzit e duan vërtet këtë. Asgjë nuk mund ta ndalojë”, tha ajo.

Festivali përfshin fusha të ndryshme të krijimtarisë artistike, si poezia, letërsia, muzika, piktura, kërcimi dhe vizatimi. Aktiviteti organizohet me pjesëmarrjen e shoqatave kulturore nga Shqipëria dhe Rumania. Takimi i sotëm solli në një hapësirë të përbashkët artistë dhe krijues të dy vendeve, duke vënë në qendër të diskutimeve vlerat e trashëgimisë kulturore dhe rëndësinë e komunikimit përmes artit.

Festivali “Lira Ilira” vijon deri më 25 tetor, me aktivitete të parashikuara në Sarandë dhe Ksamil. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.