Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës

Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës. Butrinti gjobitet për hedhjen e sendeve në fushë ndaj Albpetrolit, pezullohet zyrtari i patosarakëve

Fitorja 3–1 ndaj Albpetrolit të Patosit është shoqëruar me një ndëshkim financiar për Butrintin. Klubi sarandiot është gjobitur për sjelljen e spektatorëve gjatë takimit në stadiumin “Andon Lapa”, ku janë hedhur sende në fushën e lojës. Sipas vendimit disiplinor, veprimet e spektatorëve kanë rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe të futbollistëve të ekipit kundërshtar. Në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, Butrinti është dënuar me gjobë prej 300 mijë lekësh. Megjithatë, në zbatim të nenit 76/1/a, gjoba aplikohet në masën 50%, duke e çuar shumën për t’u paguar në 150 mijë lekë.

Ndëshkim ka marrë edhe zyrtari i Albpetrolit, Endrit Cako, për hyrje të paautorizuar dhe të parregullt në fushën e lojës. Për shkeljen e rregullave themelore të sjelljes së mirë, ai është pezulluar për tri ndeshje nga veprimtaritë, në bazë të nenit 13/2/a të KDE-së.

Siç raportoi Saranda Web, përballja e 18 tetorit nisi me tensione dhe ndërhyrje të ashpra. Albpetroli mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 24-t, pas kartonit të kuq ndaj Qarrit, ndërsa në minutën e 32-të u përjashtua edhe portieri i Butrintit.

Në planin sportiv, sarandiotët triumfuan me golin e Nanjul dhe dy realizime të Mario Mërkurit. Hyska shënoi golin e vetëm për miqtë në minutën e 72-të. Takimi, i transmetuar drejtpërdrejt nga Saranda Web, i dha Butrintit fitoren e tretë radhazi dhe e ngjiti në kuotën e nëntë pikëve. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.