Ernest Muçi ishte protagonist në fitoren 4-2 të Trabzonsporit ndaj KuPS, duke dhuruar një asist spektakolar që mori vëmendjen edhe të faqes zyrtare të Ligës së Konferencës.
Sulmuesi shqiptar tregoi klas dhe fantazi në minutat e fundit të takimit, duke krijuar një nga momentet më të bukura të ndeshjes. Pas një aksioni nga krahu i majtë, Muçi shmangu fillimisht një kundërshtar dhe më pas dërgoi topin mes këmbëve të një lojtari tjetër, duke ia servirur në mënyrë perfekte shokut të skuadrës, Franculino.
Ky i fundit e pati të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë, ndërsa vëmendja u përqendrua te veprimi teknik i futbollistit shqiptar, i cili tregoi vizion dhe saktësi në pasimin vendimtar.
Asistimi nuk kaloi pa u vënë re as nga UEFA. Faqja zyrtare e Ligës së Konferencës në rrjetin social “X” publikoi videon e aksionit, duke e shoqëruar me komentin: “Ernest Muçi ia vendosi në pjatë Franculinos”.
Trabzonspori triumfoi 4-2 në transfertë ndaj skuadrës finlandeze KuPS, ndërsa Muçi, edhe pse u aktivizua vetëm në minutat e fundit, arriti të linte gjurmën e tij në këtë përballje europiane.
Ernest Muçi putting it on a plate for Franculino ?
#UECL | @Trabzonspor https://t.co/NzVR1w7vzC
— UEFA Conference League (@Conf_League) October 16, 2026
© SYRI.net
‘Ishim skuadra më e mirë në fushë’, Amorim: Kemi nevojë për netë magjike
Haaland rrëzon Cristiano Ronaldon nga froni, shpallet futbollisti me vlerën më të madhe komerciale në botë
Raphinha barazon rekordin historik të Messit, vetëm Cristiano Ronaldo mbetet përpara tijBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: