Top News – Të ndaluarit e ditës së parë. Gjykata jep masat e sigurisë për 19 persona
16/10/2026 14:14

19 protestuesve u janë caktuar masa sigurie pas protestave të zhvilluara në Tiranë. Gjykata ka vendosur arrest me burg për një person, arrest në shtëpi për gjashtë të tjerë dhe detyrim paraqitjeje për 12 protestues. Mes personave ndaj të cilëve është caktuar masa e arrestit në shtëpi është edhe Klevi Metaj, ndërsa Abudllah Thaci është lënë në arrest me burg. Pas vendimit të gjykatës, avokatët e disa prej protestuesve reaguan për masat e sigurisë të caktuara ndaj personave të arrestuar gjatë ditës së parë të protestës. Avokati Marash Logu tha se, sipas tij, prokuroria kishte paraqitur si provë vetëm pjesëmarrjen në protestë. Ai argumentoi se pjesëmarrja në një protestë nuk përbën vepër penale dhe nuk mund të shërbejë si bazë për arrestim apo për caktimin e një mase sigurie. Sipas avokatit, gjykata caktoi arrest me burg për një protestues, arrest në shtëpi për gjashtë të tjerë dhe detyrim paraqitjeje për 12 persona. Logu deklaroi gjithashtu se shtatë prej protestuesve kishin shenja dhune. Ai tha se Klevis Meta ndodhet në Spitalin e Traumës dhe pretendoi se protestuesit ishin dhunuar gjatë ndalimit, shoqërimit dhe mbërritjes në komisariat. Ndërkohë, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se personat e paraqitur para gjykatës ishin studentë. Sipas saj, ata paraqitën prova për dhunën që pretendojnë se është ushtruar ndaj tyre nga policia.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48