Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 31 Tetor 2026, 07:55 Moti këtë të shtunë, reshje shiu në disa zona të vendit Për ditën e shtunë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Big Brother VIP
  • Bashkim Zeneli
  • Zgjedhjet lokale
  • Përjashtimi i Berishës
  • Dosja Balluku
  • Hetimi ndaj Ramës
  • Lotaria Amerikane
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Big Brother VIP
  • Bashkim Zeneli
  • Zgjedhjet lokale
  • Përjashtimi i Berishës
  • Dosja Balluku
  • Hetimi ndaj Ramës
  • Lotaria Amerikane
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Studentët me gurë, Policia me gaz lotsjellës. Rruga e Durrësit një ”shesh beteje”, shkatërrohet dega e bankës private

Studentët me gurë, Policia me gaz lotsjellës. Rruga e Durrësit një ”shesh beteje”, shkatërrohet dega e bankës private

Aktualitet
E mërkurë, 14 Tetor 2026 14:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në ditën e dytë të protestës studentore, të rinjtë nga të gjitha Universitetet e Tiranës kanë bllokuar kalimin te ”Rruga e Durrësit”, që është kthyer si një ”shesh beteje” duke protestuar, shkulur kangjellat dhe duke hedhur vazhdimisht gurë tek efektivët dhe ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit. Disa protestues dogjën më herët edhe koshat e plehrave të vendosur në rrugë. Kjo solli edhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit me ujë dhe gaz lotsjellës, ku pati disa të rinj të shoqëruar. Autobotet e ujit u afruan për të shuar flakët. Nëntë të shoqëruar janë deri tani në polici pas sulmeve me gurë te Ministria e Arsimit. Protestues të maskuar kanë shkulur ndriçuesit e rrugëve, hoqën pllakat e trotuareve. Po ashtu ata kanë djegur edhe tabelë reklamash dhe kosha plehrash.

Dega e një banke të nivelit të dytë në Tiranë është shkatërruar plotësisht nga protestuesit në Rrugën e Durrësit. Përveç xhamave të thyer, demonstruesit janë futur brenda dhe kanë shkatërruar raftet dhe dokumentet që ndodheshin aty, por deri më tani nuk ka raportime për marrje të shumave të parave, që ruhen në kasafortë. Punonjësit e bankës janë larguar ndërsa aty nuk ka as prani të policisë private që ruan objektin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Policia e Shtetit u bën thirrje pjesëmarrësve në tubim të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga aktet e dhunës. “Të shmangin çdo akt dhune dhe të distancohen nga personat e maskuar që po sulmojnë punonjësit e Policisë dhe po dëmtojnë pronën publike e private. E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por dhuna ndaj punonjësve të Policisë, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj”, tha policia. Në njoftimin e publikuar ndërkohë që po protestohet në Rrugën e Durrësit, policia thotë se dhuna nuk do të tolerohet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Protesta para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione, jo vetëm në përplasjet me policinë, por edhe mes protestuesve dhe disa deputetëve të PD-së. Tomorr Alizoti, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Enno Bozdo dhe funksionarë të tjerë nga selia blu janë përballur me kundërshtimin e protestuesve, të cilët u kanë kërkuar të largohen nga protesta. Pas largimit të tyre, protestuesit kanë vijuar përplasjet me forcat e policisë. “Rama në burg, Berisha në burg!”. Me këto thirrje e kanë pritur studentët deputetin e PD-së, Edi Paloka, ndërsa më pas e kanë detyruar atë që të largohet. “Ik, ik”, ‘Deputetë të krimit!”.

Mund t'ju interesojë

Moti këtë të shtunë, reshje shiu në disa zona të vendit

Moti këtë të shtunë, reshje shiu në disa zona të vendit

Para 38 minutash
Horoskopi 31 tetor 2026! Zbuloni surprizat e yjeve për sot

Horoskopi 31 tetor 2026! Zbuloni surprizat e yjeve për sot

Para 43 minutash
Qindra mijëra protestojnë kundër qeverisë italiane, Meloni

Qindra mijëra protestojnë kundër qeverisë italiane, Meloni

Para 53 minutash

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi në një reagim për situatën para Ministrisë së Arsimit, shprehet se e drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese, por duhet të ushtrohet në respekt të ligjit. Peleshi thekson se çdo akt dhune apo vandalizmi është i papranueshëm dhe nuk i shërben as dialogut dhe as interesit publik. Në mesazhin e tij, kreu i Kuvendit vë në dukje rëndësinë e përgjegjësisë qytetare, dialogut dhe respektimit të ligjit në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, veçanërisht në një moment që e cilëson me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin.

Tensionet nisën rreth orës 12:00, por vetëm pas gjysmë ore, policia pati një ndërhyje duke shoqëruar disa persona. Por më pas u tërhoq. Një autoboot me ujë po shuan flakët në rrugë. Protesta ishte paralajmëruar të niste në orën 14:00, por që në mëngjes studentët bojkotuan mësimin në disa fakultete, përfshirë Drejtësinë, Mjekësinë, Ekonomikun dhe Politeknikun. Një grup studentësh të Mjekësisë marshuan drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku u bënë thirrje të rinjve t’i bashkoheshin protestës. Studentë të këtij fakulteti lanë auditorët dhe iu bashkuan marshimit. Edhe nxënës të gjimnazit “Partizani” bojkotuan mësimin dhe dogjën kosha mbeturinash në mes të Rrugës së Dibrës, duke bllokuar qarkullimin.

Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka bërë thirrje Edi Ramës të japë dorëheqjen si kryeministër, si e vetmja rrugë për zgjidhjen e saj çka kryedemokrati e konsideron si krizë të thellë politike. “Së fundmi, i kërkoj Edi Ramës të japë menjëherë dorëheqjen si rruga e vetme për zgjidhjen më të shpejtë dhe më pak të dhimbshme të krizës së thellë në të cilën e ka zhytur vendin. Largimi i tij i menjëhershëm, krijimi i një qeverie që çon vendin drejt zgjedhjeve të lira është kusht i të gjitha kushteve që vendi të dalë nga kriza. Përshëndes dhe njëherë studentët, lëvizjen e tyre dhe i garantoj se PD mbetet e vendosur të mbështesë ata, të mbrojë kauzën e tyre me të gjithë potencialet e saj”, tha Berisha.

Gjimnazi “Partizani” dhe disa shkolla të tjera të mesme kanë thirrur në mënyrë urgjente prindërit e nxënësve në mbledhje, pas largimit të disa të rinjve nga procesi mësimor për t’iu bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Takimet janë zhvilluar rreth orës 13:30, ku prindërit janë vënë në dijeni për situatën dhe largimet e nxënësve nga ambientet shkollore. Drejtuesit e shkollave kanë theksuar rëndësinë e vijimit normal të mësimit dhe respektimit të procesit mësimor. Nga ana e tyre, prindërit u kanë kërkuar institucioneve arsimore të ndërhyjnë për të menaxhuar situatën dhe për të parandaluar largimet e mëtejshme të nxënësve nga orët e mësimit, duke garantuar vijimin e rregullt të procesit mësimor.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm të protestës së studentëve dhe përplasjet me forcat e Policisë së Shtetit. Delegacioni thotë se është në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Për këtë arsye, kërkon që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, ndërsa rastet e raportuara të hetohen me përparësi.

Momente nga shoqërimi

Lexoni edhe:

Kryeparlamentari Niko Peleshi: Protesta të jetë paqësore, Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt BE-së

Kryeparlamentari Niko Peleshi: Protesta të jetë paqësore, Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt BE-së

Tensione në protestë, studentët përzënë deputetët e PD-së: Rama dhe Berisha në burg

Tensione në protestë, studentët përzënë deputetët e PD-së: Rama dhe Berisha në burg

Protestuesit me maska shkojnë tek një tjetër bankë, thyejnë xhamat dhe…

Protestuesit me maska shkojnë tek një tjetër bankë, thyejnë xhamat dhe…

Studentët godasin tabelën në nderim të viktimave të regjimit komunist, Taulant Balla: Mos Saliu e ka dhënë adresën gabim?

Studentët godasin tabelën në nderim të viktimave të regjimit komunist, Taulant Balla: Mos Saliu e ka dhënë adresën gabim?

Delegacioni i BE-së reagon për protestat studentore: Shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm

Delegacioni i BE-së reagon për protestat studentore: Shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm

Deputeti i PD i bashkohet protestës studentore: Të ndalim dhunën e egër policore, thelbi është largimi i Ramës

Deputeti i PD i bashkohet protestës studentore: Të ndalim dhunën e egër policore, thelbi është largimi i Ramës

Berisha, thirrje demokratëve: Lini çdo gjë dhe bashkohuni në protestë

Berisha, thirrje demokratëve: Lini çdo gjë dhe bashkohuni në protestë

Policia e Shtetit thirrje protestuesve: Distancohuni nga personat e maskuar që sulmojnë

Policia e Shtetit thirrje protestuesve: Distancohuni nga personat e maskuar që sulmojnë

Studentët bllokojnë autobitin e ujit, vendosin kangjellat në mes të rrugës së Durrësit

Studentët bllokojnë autobitin e ujit, vendosin kangjellat në mes të rrugës së Durrësit

Të rinj me maska tentojnë të hipin mbi muret e Ministrisë së Arsimit, një tjetër ngjitet mbi shtyllë

Të rinj me maska tentojnë të hipin mbi muret e Ministrisë së Arsimit, një tjetër ngjitet mbi shtyllë

Protesta e studentëve, PD anulon mbledhjen e Grupit Parlamentar

Protesta e studentëve, PD anulon mbledhjen e Grupit Parlamentar

Studentët shqyejnë derën e Ministrisë së Arsimit, gjuajnë vazhdimisht me pllaka guri

Studentët shqyejnë derën e Ministrisë së Arsimit, gjuajnë vazhdimisht me pllaka guri

Debate për protestën/ Kaso: Nuk barazohet veza me dhunën e Policisë! Xhafaj: E kam provuar më 21 Janar

Debate për protestën/ Kaso: Nuk barazohet veza me dhunën e Policisë! Xhafaj: E kam provuar më 21 Janar

Studentët shkojnë te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, thirrje të rinjve të bojkotojnë mësimin: Bashkohuni me ne

Studentët shkojnë te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, thirrje të rinjve të bojkotojnë mësimin: Bashkohuni me ne

Pas protestës në Tiranë, Tabaku shkon të takojë të arrestuarit

Pas protestës në Tiranë, Tabaku shkon të takojë të arrestuarit

I thyen këmbën gjatë protestës, 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

I thyen këmbën gjatë protestës, 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

VIDEO/ Studentët bojkotojnë mësimin në disa Fakultete dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

VIDEO/ Studentët bojkotojnë mësimin në disa Fakultete dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

Dhuna policore në protestë, Demokratët Europianë: Rama të mbajë përgjegjësi politike

Dhuna policore në protestë, Demokratët Europianë: Rama të mbajë përgjegjësi politike

Agron Gjekmarkaj: Dhuna ndaj studentëve është fytyra e vërtetë e qeverisë, përgjegjësit duhet të japin llogari

Agron Gjekmarkaj: Dhuna ndaj studentëve është fytyra e vërtetë e qeverisë, përgjegjësit duhet të japin llogari

Ministria e Shëndetësisë tregon për gjendjen e të plagosurve: 6 të lënduar në gjendje të mirë

Ministria e Shëndetësisë tregon për gjendjen e të plagosurve: 6 të lënduar në gjendje të mirë

9 orë protestë nëpër Tiranë, Policia: 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar penalisht

9 orë protestë nëpër Tiranë, Policia: 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar penalisht

Etiketat e lidhura

KangjellaKryeministriaMinistria e Arsimitprotestastudente
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Moti këtë të shtunë, reshje shiu në disa zona të vendit
Para 38 minutash

Moti këtë të shtunë, reshje shiu në disa zona të vendit

Horoskopi 31 tetor 2026! Zbuloni surprizat e yjeve për sot
Para 43 minutash

Horoskopi 31 tetor 2026! Zbuloni surprizat e yjeve për sot

Qindra mijëra protestojnë kundër qeverisë italiane, Meloni
Para 53 minutash

Qindra mijëra protestojnë kundër qeverisë italiane, Meloni

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5
Para 8 orësh

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5

Më të lexuarat

1 21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5
Para 8 orësh

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5

2 Tre shenjat e horoskopit që e nisin nëntorin me fat, para dhe suksese në karrierë
Para 11 orësh

Tre shenjat e horoskopit që e nisin nëntorin me fat, para dhe suksese në karrierë

3 Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri
Para 22 orësh

Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri

4 Berisha poston videon për protestën e kësaj të shtune
Para 14 orësh

Berisha poston videon për protestën e kësaj të shtune

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.