Top News- Plani rus për një dimër të ftohtë dhe të errët në Ukrainë, zbardhet dokumenti
09/10/2026 22:38

Një dokument analitik rus, i siguruar nga njësia investigative Skemat e Radios Evropa e Lirë (REL), përshkruan një skenar të mundshëm sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike dhe shërbimeve komunale të Ukrainës, me synimin për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike, ngrohje dhe ujë në qytetet kryesore të vendit. Sipas REL-it, dokumenti, i datës gusht 2026, identifikon 60 objektiva kyç, përfshirë centrale bërthamore, hidrocentrale dhe objekte të tjera energjetike. Ai përmban gjithashtu llogaritje të sasisë së raketave, dronëve dhe municioneve që do të nevojiteshin për të dëmtuar rëndë furnizimin me energji në Kiev, Harkiv dhe Odesa. Dokumenti përfshin edhe objektiva që lidhen me rrjetet e transmetimit dhe ndërlidhjet elektrike pranë kufirit perëndimor të Ukrainës, përmes të cilave vendi importon energji nga Evropa. Ministri ukrainas i Energjisë, Denys Shmyhal, kishte deklaruar më herët se ua kishte paraqitur zyrtarëve evropianë planet ruse për sulme ndaj infrastrukturës energjetike, gjatë një takimi në Paris më 17 shtator.Megjithatë, ekspertët ukrainas të cituar nga REL-i theksojnë se dokumenti nuk përbën një plan të mirëfilltë operacional për sulme konkrete, por një analizë që mund të përdoret për të përcaktuar nevojat për municione dhe për të planifikuar prodhimin e tyre. Rusia ka sulmuar vazhdimisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022. Sipas të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës, të raportuara nga REL-i, autoritetet po hetojnë 3.374 sulme ruse ndaj 1.177 objekteve energjetike.

Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43