Top News – Harta dhe llogaritë elektorale. Pas reduktimit, PS nis punën për kompetencat e bashkive
09/10/2026 13:37

Me forcën e kartonave socialistët pikturuan kufij të rinj për hartën administrative territoriale. Një hartë, që u shoqërua me pikëpyetje dhe kritika nëse mbart interes qytetar apo elektoral. Numri i bashkive tashmë reduktohet nga 61 në 46 të tilla, pra shkrihen 15 bashki të vendit. Javën e ardhshme pritet që të ringrihet komisioni i posaçëm i reformës territoriale për të avancuar me ndryshimet në kompetencat e pushtetit vendor, përmes ndërhyrjeve në ligjin e financave dhe vetqeverisjes vendore. Sipas burimeve, në këtë komision socialistët synojnë të mos kenë numër të barabartë anëtarësh mes opozitës dhe mazhorancës, për të shmangur mundësinë e bllokimit të punës përmes bojkotit opozitar. Në Qarkun e Tiranës, Rrogozhina bashkohet në një bashki me Kavajën. Fitorja e Kavajës është pikësynimi kryesor i socialistëve, dhe sfida e drejtuesit politik, Taulant Balla. Në vendoret e 2023-it diferenca ishte tepër e ngushtë prej vetëm 21 votash. Bashkimi i Kavajës me Rrogozhinën do amortizonte votat e demokratëve dhe do i jepte avantazh socialistëve. Një tjetër ndryshim është njësia administrative e Rinasit, që do të jetë pjesë e Bashkisë së Tiranës dhe do të përfshijë territorin e fshatrave Rinas, Bërxullë dhe Domje. Në qarkun e Beratit, numri i bashkive reduktohet nga pesë në tre të tilla. Konkretisht Poliçani dhe Dimali bëhen pjesë e bashkisë së Beratit, ndërsa Kuçova dhe Skrapari qëndrojnë si bashki më vete. Për këtë prekje të hartës, pati kundërshti të forta veçanërisht nga Poliçani që kërkon ruajtjen e identitetit të vetë historik.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48