Top Channel/ “Perëndimi i padrejtë me serbët”, REL: Putini po ringjall Serbinë e Madhe?!
03/10/2026 17:38

Presidenti rus Vladimir Putin ka rikthyer në vëmendje tezën se Perëndimi ka qenë “i padrejtë ndaj serbëve”, duke deklaruar se populli serb është “ndarë me forcë” dhe se serbët përfunduan në entitete të ndryshme shtetërore. Deklaratat u bënë në forumin e klubit Valdaj në Moskë, në një periudhë të ndjeshme politike për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Ekspertë të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë i lidhin këto deklarata me narrativën e “botës serbe”, të cilën e krahasojnë me konceptin e “botës ruse”. Sipas tyre, kjo qasje mund të shihet si pjesë e një përpjekjeje për të rishikuar mënyrën se si paraqitet historia e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe marrëdhëniet e serbëve me shtetet e rajonit. Historiani kroat Hrvoje Klasic kundërshton idenë se serbët janë ndarë vetëm si pasojë e shpërbërjes së Jugosllavisë. Ai thekson se komunitetet serbe kanë jetuar për shekuj nën administrime dhe shtete të ndryshme, përfshirë Perandorinë Osmane, Austro-Hungarinë dhe më vonë Jugosllavinë. Në rajon, ideja e “botës serbe”, e promovuar politikisht veçanërisht nga Aleksandar Vulin, është interpretuar nga kritikët si një rikthim i konceptit të “Serbisë së Madhe”. Presidenti serb Aleksandar Vuçic, ndërkohë, është distancuar publikisht nga kjo politikë. Putin ka shprehur gjithashtu vlerësim për politikën e Vuçicit, i cili dha dorëheqjen nga posti i presidentit më 27 shtator për t’iu bashkuar fushatës për zgjedhjet e parakohshme. Serbia vazhdon të ruajë marrëdhënie të ngushta me Moskën, pavarësisht statusit të saj kandidat për anëtarësim në BE dhe presionit për t’iu bashkuar sanksioneve europiane ndaj Rusisë.

Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43