Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 22:09 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord Do të ketë një front të përbashkët opozitar? Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se dera e Partisë Demokratike ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

FOTO/ “Sillini në shtëpi”, sheshet e rrugët e Kosovës mbushen me mbishkrime për katërshen e UÇK-së

Kosova E martë, 15 Shtator 2026 17:41
FOTO/ “Sillini në shtëpi”, sheshet e rrugët e Kosovës mbushen me mbishkrime për katërshen e UÇK-së
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Çlirimtarë, sillini në shtëpi”, shkruan në një bilbord të vendosur në qendër të Prishtinës, teksa kanë mbetur më pak se 24 orë deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë.

Flamuj kombëtar shqiptar dhe flamuj të Kosovës të vendosur në një rrugë në Ferizaj në pritje të vendimit për katërshen e UÇK-së.

Kapele me mbishkrime “Liria ka emër”, “UÇK” dhe me flamurin kombëtar shqiptar shihen në Prishtinë. Katërshja e UÇK-së ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, dhe të gjithë janë deklaruar për dhjetë pikat e aktakuzës.

“Heronj të luftës dhe paqes” është mbishkrimi i shoqëruar me fotografitë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Ky bilbord është një prej të shumtave që janë vendosur në pjesë të ndryshme të Prishtinës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar që Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi të dënohen me nga 45 vjet burgim secili. Mbrojtja, ndërkaq, ka kërkuar që ata të shpallen të pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sheshi kryesor i Prishtinës i stolisur me flamuj të UÇK-së. Autoritetet e qytetit kanë paralajmëruar se në qendër të Prishtinës do të vendoset një ekran i madh ku qytetarët do të mund të ndjekin shpalljen e vendimit.

Mund t'ju interesojë

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Para 8 orësh
Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dës...

Para 8 orësh
Gazetarja Morava: A e mbështeti Veliaj destabilitetin në vend?

Gazetarja Morava: A e mbështeti Veliaj destabilitetin në vend?

Para 8 orësh

Vetura të stolisura me flamuj të UÇK-së dhe me portrete të ish-eprorëve të saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në Prishtinë.

Qytetarët duke shëtitur nëpër sheshin kryesor të Prishtinës, ku janë vendosur flamuj të UÇK-së. Mbrojtja e katërshes së UÇK-së gjatë gjykimit ka argumentuar se ajo ishte një ushtri guerile, vullnetare dhe nuk kishte një hierarki vertikale.

Në aktakuzën e ngritur ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se UÇK-ja ishte një organizatë e strukturuar, me zinxhir komandimi deri te Hashim Thaçi.

Në kulmin e ndërtesës së Radio Kosovës gjendet mbishkrimi “Liria ka emër”, shoqëruar me emblemën e UÇK-së.

Në aktakuzë, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi përshkruhen si pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, që synonte marrjen dhe ushtrimin e kontrollit përmes frikësimit, keqtrajtimit dhe largimit të kundërshtarëve. Sipas aktakuzës, viktimat e tyre përfshinin serbë, romë dhe shqiptarë që nuk mbështesnin UÇK-në.

Gjatë gjykimit në Hagë, në bankën e dëshmitarëve në mbrojtje të Thaçit u ulën figura të larta ndërkombëtare, përfshirë gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, që udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe dhe ish-zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin.

Vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit, më 12 shtator, në Prishtinë, nën organizimin e platformës qytetare “Liria ka emër” u mbajt Marshi i Lirisë. Mijëra qytetarë morën pjesë në të dhe folësit e organizatorët kërkuan që katër ish-eprorët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm dhe të kthehen në Kosovë. /REL/














Etiketat e lidhura

HageKosoveUCK
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 8 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…
Para 8 orësh

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 8 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 8 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Më të lexuarat

1 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 8 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

2 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 8 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 8 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 8 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.