E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ilustrim · Vizion Plus

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore këto vranësira do të pasohen nga reshje të izoluara shiu me intensitet të ultë.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 35 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 12 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh