Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim, zbardhet roli i secilit

18/08/2026
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim, zbardhet roli i secilit

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia ka arrestuar 11 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë në kuadër të hetimeve për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin “Paradise”.

Në pranga ka rënë autori i dyshuar i vrasjes, Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, 29 vjeç, banues në Helshan të Hasit. Ai u kap në Levan të Fierit, i fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga Ezgi Perlak, 31 vjeçe, ndërsa në automjet ndodhej edhe Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç. Të dy janë shtetas turq dhe, sipas Policisë, e kishin fshehur Vatën për ta transportuar drejt Tiranës.

Në kuadër të hetimeve janë arrestuar gjithashtu Serxhi Selimi, 24 vjeç, Ervis Bunci, 24 vjeç, Ildi Cekani, 21 vjeç, dhe Murat Zhabina, 27 vjeç. Sipas Policisë, këta persona, të cilët punonin si kamarierë në lokal, dyshohet se kanë goditur më herët me grushte 20-vjeçarin dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Për veprën penale të moskallëzimit të krimit janë arrestuar edhe Miosid Matushaj, 24 vjeç, Luçiano Seferi, 44 vjeç, Romeo Shehu, 35 vjeç dhe Kristi Koshi, 29 vjeç. Sipas hetimeve, ata ndodheshin në lokal në rolin e punonjësve të sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e ngjarjes, ndërsa pas saj nuk kanë njoftuar Policinë e Shtetit. Miosid Matushaj është punonjës i Policisë së Shtetit në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër. Romeo Shehu është punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Luciano Seferi punonjës i burgut të Fierit.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim David Heurtevent, 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe Bekim Bulica, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Sponsorizuar

Sipas Policisë, David Heurtevent dyshohet se ka goditur me grushte 20-vjeçarin në momentin kur Sokrat Vata e ka qëlluar me thikë. Të dy dyshohen për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15, kur gjatë një konflikti mes disa personave, në ambientet e “Principote” dhe më pas në plazhin “Paradise”, Sokrat Vata dyshohet se ka goditur disa herë me thikë turistin portugez, i cili humbi jetën.

Në total, në Komisariatin e Policisë Sarandë janë shoqëruar 41 persona për t’u marrë në pyetje. Hetimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, për të dokumentuar rolin e të gjithë personave të përfshirë.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Sarandës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë.a.b

Nga arkivi

  • Pollo: Me mbrojtjen e Sejdinit, Rama frymëzues i shantazhimit të medias
  • Safet Gjici, frikacaku me Fakultetin e Ministrisë së Brendshme që nuk del në debat
  • Asnjë votues fiktiv mos të guxojë të votojë në Durrës e Kavajë
  • KQZ shtyn vendimin për listat e zgjedhësve në Vorë, nuk mjafton verifikimi i LSI-së
  • Lulzim Basha në Kavajë: Me ne është Amerika!
  • Mimoza Hajdarmataj: Presion administratës, fotografoni votën, të ruani punën

Po ndodh

Avatari i Veliaj firmos projektet për 15 çerdhe e kopshte

Avatari i Veliaj firmos projektet për 15 çerdhe e kopshte

06/11/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë tregu mbi 2 milionë euro

06/11/2026
Ekskluzive: Lista e shqiptarëve të Diasporës që u ndalohej hyrja në Shqipëri

Hungaria hap regjistrat e informatorëve. Çfarë kërkojnë në dosje historianët dhe qytetarët në Shqipëri?

06/11/2026
PD nis aksionin për referendumin kundër kullave në Parkun Rinia

PD nis aksionin për referendumin kundër kullave në Parkun Rinia

06/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Avatari i Veliaj firmos projektet për 15 çerdhe e kopshte

Avatari i Veliaj firmos projektet për 15 çerdhe e kopshte

06/11/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë tregu mbi 2 milionë euro

06/11/2026
Ekskluzive: Lista e shqiptarëve të Diasporës që u ndalohej hyrja në Shqipëri

Hungaria hap regjistrat e informatorëve. Çfarë kërkojnë në dosje historianët dhe qytetarët në Shqipëri?

06/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.837 artikuj gjithsej