Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 11:05 Derbi i Madoninës/ Historiku i përballjeve mes tyre, Milani me më shumë fitore por ka shënuar më pak E gjithë vëmendja e tifozëve italianë do të jetë nesër mbrëma në stadiumin “San Siro”, ku Milan dhe Inter do të përballen në një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryeministri Edi Rama në Pogradec, takim dyditor me drejtuesit politikë dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik

Lajme E diel, 23 Gusht 2026 12:27
Kryeministri Edi Rama në Pogradec, takim dyditor me drejtuesit politikë dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ditët e Gushtit po shkojnë drejt fundit, ndërkohë ethet e këtij muaji për Partinë Socialiste e cila qeveris vendin në mandatit e katërt po shtohen.

Kjo si pasojë e nisjes të vrullshme të sesionit të ri politik nga Edi Rama, me dy takime të rëndësishme, një që pritet të zhvillohet sot rreth orës 11:30 në Pogradec dhe i radhës ditën e nesërme në po të njëjtin qytet.

Në videon e siguruar nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, shihet kryeministri Edi Rama teksa ka mbërritur i pari në vilën qeveritare në Pogradec. Më pas ka mbërritur Ulsi Manja, drejtues politik i Dibrës, ku së bashku kanë qëndruar pak minuta dhe më pas janë larguar drejt kafeneve të Pogradecit.

Mund t'ju interesojë

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

Para 31 minutash
Veliaj bën ndryshime në bashki, shkarkon dy nënkryetarë

Veliaj bën ndryshime në bashki, shkarkon dy nënkryetarë

Para 1 ore
Blushi letër Presidentit: Jemi në krizë të rëndë politike, nuk marr pjesë në procedura formale për data zgjedhjesh

Blushi letër Presidentit: Jemi në krizë të rëndë politike, nuk marr pjesë në procedura ...

Para 1 ore

Gazetari ka mësuar se ora 11:30 e ditës së sotme do të gjejë të mbledhur në vilën qeveritare të qytetit liqenor 12 drejtuesit politikë të qarqeve bashkë me kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare.

Burime nga PS pohuan se në fokus të këtij takimi do të jetë dokumenti Besa dhe një tjetër dokument njohur si “Prania e Besës” dorëzuar grupit parlamentar socialit në fund të korrikut.

Rama nga ky takim pritet të marrë refleksione mbi këto dy dokumente me qëllimin final pasurimin dhe shkuarjes drejt një dokumenti final dhe pa anashkaluar përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2027.

Mbrëmja e kësaj të Diele do ta gjejë Ramën, drejtuesit politikë, kryetarët e komisioneve parlamentare dhe ministrat në një darkë, e cila me gjasë do t’i shërbejë shtensionimit të etheve të gushtit, përpara “provimit të performancës” të hënën.

Po në Pogradec në vilën qeveritare në atë që njihet si një “retreat” mbledhje informale e qeverisë, ministrat do të raportojnë për ecurinë e dikastereve të tyre për periudhën Janar-Gusht 2026.

Ndryshe nga takimet e shkuara të këtij formati, nuk do të marrin pjesë zëvendës ministrat, por vetëm ministrat dhe drejtorët e agjencive në varësi të tyre.

Sikurse në ‘retreatet’ e viteve të shkuara, çdo ministër do të raportojë për edhe prezencën mediatike dhe në rrjetet sociale.

Por nuk mbaron këtu sprinti politik i Ramës që nis këtë të dielë.

Burime nga PS i pohuan po ashtu Top Channel se ma gjasë në javën e parë e shtatorit do të mblidhet asambleja kombëtare socialiste.

Nëse do t’i referohemi mbledhjeve të shkuara të asambleve socialiste, ato janë përdorur nga Rama për të shpalosur ndryshime në kabinetin qeverisës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Derbi i Madoninës/ Historiku i përballjeve mes tyre, Milani me më shumë fitore por ka shënuar më pak
Para 12 minutash

Derbi i Madoninës/ Historiku i përballjeve mes tyre, Milani me më shumë fitore por ka shënuar më pak

Sulm rekord ndaj gjigantit të kriptomonedhave Binance, dyshohet se pas tij qëndron grupi famëkeq i hakerave të Koresë së Veriut
Para 14 minutash

Sulm rekord ndaj gjigantit të kriptomonedhave Binance, dyshohet se pas tij qëndron grupi famëkeq i hak...

Bayerni nis të “ngacmojë” Arsenalin, kërkon t’i rrëmbejë kapitenin
Para 23 minutash

Bayerni nis të “ngacmojë” Arsenalin, kërkon t’i rrëmbejë kapitenin

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën
Para 31 minutash

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

Më të lexuarat

1 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 13 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 13 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 13 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

4 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 13 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.