Booking dhe Airbnb në “lupën” e Tatimeve, nisin verifikimet për të ardhurat e padeklaruara

Booking dhe Airbnb në “lupën” e Tatimeve, nisin verifikimet për të ardhurat e padeklaruara

Administrata Tatimore ka nisur kontrollet për individët dhe subjektet që sigurojnë të ardhura nga dhënia e apartamenteve, vilave dhe dhomave me qira përmes platformave online, si Booking.com dhe Airbnb.

 

 

Në fazën e parë janë përzgjedhur 100 individë dhe subjekte, për të cilët do të verifikohet nëse të ardhurat e realizuara janë deklaruar dhe nëse janë përmbushur detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.

 

Sipas të dhënave të bëra publike nga Administrata Tatimore, këta 100 tatimpagues kanë realizuar rreth 24.9 milionë euro të ardhura përmes Booking.com gjatë periudhës tetor 2022 – dhjetor 2025.

 

Dhënia me qira afatshkurtër përmes Booking, Airbnb dhe platformave të tjera online është zgjeruar ndjeshëm gjatë viteve të fundit në Shqipëri, veçanërisht në zonat turistike. Në qytete bregdetare si Saranda dhe Ksamili, gjatë sezonit turistik një numër i madh apartamentesh, vilash dhe dhomash ofrohen për vizitorët përmes këtyre platformave.

 

Administrata Tatimore u bën thirrje individëve dhe subjekteve që përfitojnë të ardhura përmes platformave online që të deklarojnë saktë aktivitetin dhe të ardhurat e realizuara, me qëllim shmangien e masave që parashikon legjislacioni.

 

Sipas Tatimeve, mosdeklarimi apo deklarimi i pasaktë i të ardhurave mund të sjellë pasoja administrative dhe penale.

Nisja e kontrolleve ndaj 100 tatimpaguesve tregon një vëmendje të shtuar të administratës ndaj tregut të qirave turistike online dhe të ardhurave që gjenerohen nga ky aktivitet. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.