Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 22:09 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord Do të ketë një front të përbashkët opozitar? Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se dera e Partisë Demokratike ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ndrek Luca në 99-vjetorin e lindjes përjetësohet në mozaikun e kompleksit “Rozafa Apollonia”

Kultura E enjte, 3 Shtator 2026 11:35
Ndrek Luca në 99-vjetorin e lindjes përjetësohet në mozaikun e kompleksit “Rozafa Apollonia”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Aktori i njohur shqiptar, Ndrek Luca, është përjetësuar në një mozaik në kompleksin “Rozafa Apollonia” në Shqipëri, në përkujtim të 99-vjetorit të lindjes së tij.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i aktorit, Gjergj Luca, i cili e ka cilësuar këtë si një dhuratë historike dhe fisnike për të atin.

“Sot, më 3 shtator 2026, me rastin e 99-vjetorit të ditëlindjes së babës tim, Ndrek Luca, po e përkujtoj me një dhuratë historike e fisnike. Nga sot, baba im i shtrenjtë do të jetë i gjallë përherë në mozaikun e kompleksit Rozafa Apollonia”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka theksuar se artistët e mëdhenj vazhdojnë të jetojnë përmes trashëgimisë së tyre artistike.

“Artistët e mëdhenj mbeten të gjallë vetëm me veprat e tyre plot dritë!”, ka shtuar ai.

Ndrek Luca, një prej emrave të njohur të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, lindi më 3 shtator 1927. Ai ndërroi jetë më 16 janar 1993, duke lënë pas një karrierë të pasur artistike.
Pasi punoi disa kohë si ushtarak në aviacion, qysh nga viti 1950 vijoi si aktor në Teatrin Popullor me rolin e Kelv Dhembacit në dramën “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës. Spikati më vonë me rolin e Jagos në tragjedinë e Shekpsirit “Otello”, dhe në dramën “Toka jonë” të Kolë Jakovës. Në dramën Arturo Ui të Brehtit, Ndrek Luca luajti rolin e Xhirit duke sendërtuar me një gjuhë shprehëse, përkitazi parimeve brehtiane të teatrit, planet satirike me ato dramatike. Krijoi një karakter të spikatur e realist me rolin e Brung Trolit (drama “Përmbytja e madhe” e K. Jakovës), kurse në dramën “Baca i Gjetajve” të Fadil Krajës interpretoi rolin e Bacës, një malësor trim, dinjitoz, i përmbajtur, ku është e pranishme po aq edhe një kahje e fortë dramatike.

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Luca operonte me plane të ndryshme interpretative, sa komike, po aq tragjike, sa heroike, po aq të rëndomta, duke e “thyer” modelin paraprak. Është nga aktorët e zëshëm të filmit artistik shqiptar, duke realizuar mbi 30 figura, të veçanta në llojin e tyre, si Dom Pali (“Komisari i dritës”), Ndrio (“Udha e shkronjave”), Gjini (“Plagë të vjetra”), Pjetër Mustakuqi (“Operacioni Zjarri”), Ramiu (“Duel i heshtur”) etj. Ndrek Luca zotëronte një mimikë tepër ekspresive; përdorte me mençuri gjestin e figurshëm dhe mjete të tjera të njëmendësimit pamor të personazhit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 6 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…
Para 6 orësh

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 6 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 6 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Më të lexuarat

1 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 6 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

2 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 6 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 6 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 6 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.